Top Tuneli nuk ndryshon nga televizioni shtetëror i komunizmit! 53 banalistë paguhen çdo ditë për t’u mashtruar ju

Gjatë fjalës me anëtarët dhe simpatizantët e degëve 8-10 në Tiranë, kryetari i PD, Sali Berisha ka deklaruar se, censura dhe propaganda ndaj qytetarëve ka arritur kulmin.

Ai tha se, Top Tuneli nuk ndryshon nga televizioni shtetëror i komunizmit, 53 banalistë paguhen çdo ditë për t’u mashtruar ju.

Berisha: Miq, gjatë diktaturës ne kishim një gazetë, ‘Zëri i Popullit’ dhe një televizion, televizioni shtetëror.

Nga mëngjesi gjer në darkë, vetëm gënjeshtra dhe demonizim të armikut të brendshëm të jashtëm dhe glorifikim të diktatorit dhe të keqes.

Shihni me kujdes. Atëherë ishin vetëm këto të dyja.

Por sot si ato janë me dhjetëra.

A ka dallim nga televizioni shtetëror i dikurshëm Top Tuneli që ditën pas protestës thotë se ai gazi që u hodh protestuesve, ishte marrëveshje mes Berishës dhe Ramës se ishte i skaduar.

A ka propagandë më të turpshme?

E gjitha kjo me paratë tuaja, me paratë e tunelit të Llogarasë. Me paratë e rrugëve që shemben. Me paratë e djegësit.

Po ky është vetëm një gjë e vogël në propagandën e tyre gjigante kundër opozitës, kundër jush.

43 banalistë paguhen çdo ditë për t’u mashtruar ju, për të mashtruar qytetarët, për të gënjyer, për të zvogëluar krimet e qeverisë, për ta mbrojtur.

Pra, kjo censurë e tejkalon disa herë atë të diktaturës, sepse në diktaturë ndiqnim Zërin e Amerikës, Radio Vatikanin, pra këto vënë një popull të tërë në censurë, në terr, në mashtrim.

Vini re titujt. Çfarë titujsh, u shkojnë nga zyra e kryeministrit.

Ish-shefi i propagandës së tij ia ka mbathur si delinkuent në arrati sapo doli i implikuar se çonte mysafirët e shtetit tek restoranti i vet.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …