Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, biznesmeni Gerond Meçe i cili u mor peng nga banditët e qeverisë, ka dëshmuar gjithçka për Edi dhe Linda Ramën.
Ai tha se, Gerond Meçe ka dëshmuar çdo gjë për të gjithë strukturën supermafioze të një agjencie shtetërore, nuk është ndërmarrje private, është agjenci shtetërore AKSHI.
Berisha: Këto janë rrethanat.
Pra, nuk janë të lehta, janë të vështira.
Por ne vijmë në këtë kilometrin e fundit, dhe ta keni të qartë që ky është kilometri i fundit, vijmë pasi u kemi faktuar çdo shqiptari dhe çdo qytetari të lirë, zyrtari të lirë në Europë dhe në botë, se Edi Rama nuk bën zgjedhje, por bën farsë.
Dhe ju e patë vetë, Departamenti i Shtetit nuk dërgoi urim duke shpjeguar se ne urojmë vetëm zgjedhjet e lira, të tjera nuk urojmë.
Ju e patë vetë se 7 rezoluta ndërkombëtare denoncuan zgjedhjet në Shqipëri dhe narkoshtetin.
Pra, ne e mbrojtëm votën në kuptimin ligjor të saj.
Ai Libri i Zi që publikuam për zgjedhjet lokale, ai pati efekt të jashtëzakonshëm, se ai libër bëri që ata që erdhën për të vëzhguar zgjedhjet e përgjithshëm, të hapin sytë katër.
Ai libër bëri që në Kongresin e PPE në Valencia, shtatë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, rezoluta e votuar në unanimet, shprehet se në Shqipëri zhvillohet farsë elektorale, nuk zhvillohet zgjedhje.
Kjo ishte shumë e rëndësishme.
Pse?
Sepse, në qoftë se ai nuk ka legjitimitet një ditë të qëndrojë në pushtet, çdo veprim i yni kundër tij ka legjitimitet të plotë dhe ne jemi brenda ligjit shqiptar dhe ndërkombëtar në betejën tonë.
Ne denoncuam me qindra herë aferat e tyre.
Sot aferat e tyre kanë marrë dhenë, kanë marrë botën.
Ne kemi denoncuar me dhjetëra herë AKSHI-n, ne nuk bëmë kompromise me ta, por qëndruam.
Koha provoi sa të drejtë kishim ne.
Koha provoi se Edi Rama, siç është 2 metra siç thotë, është vetëm aparencë, sepse në thelb dhe mbrapa është Ergys Agas.
Është një turp njerëzor.
Është një njeri që përveçse ka vjedhura qindra milionë, urdhëron marrjen peng për të pasuruar familjen e tij, të biznesmenëve, të cilët nuk duhet të marrin pjesë në tendera.
Është Ergys Agasi, koordinatori i bandave të tij kundër zgjedhje, të cilin e ka përdorur për vrasje, për vjedhje, për çdo gjë tjetër.
Fatmirësisht, se ndonjëherë rastësia është mbreti, biznesmeni shkoi dhe dëshmoi në dy shtete.
Dëshmoi tek partnerët tanë, gjermanët, por edhe tek partneri tjetër.
Kështu që Rama tani është më i nxirë se Agasi.
Sepse Meçe ka dëshmuar çdo gjë për Ramën.
Ka dëshmuar çdo gjë për Lindën.
Gerond Meçe ka dëshmuar çdo gjë për të gjithë strukturën supermafioze të një agjencie shtetërore, nuk është ndërmarrje private.
Është agjenci shtetërore AKSHI.
Gazeta RD