Vendimi/Balluku drejt burgut

Alibia e Ramës për të mos dorëzuar Ballukun në prangat e drejtësisë me pretekstin se duhej të shprehej Gjykata Kushtetuese dhe më pas Parlamenti për heqjen e imunitetit të Ballukut ka rënë. Kushtetuesja ka rrëzuar Ramën duke i hapur rrugën arrestimit të Ballukut.

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për pezullimin nga funksionet publike të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Rama dorëzoi ankimin në Kushtetuese në nëntor të vitit të kaluar, ku kërkonte nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë nëse, masa e pezullimit të vendosur nga GJKKO për Ballukun, përbën cenim të kompetencave kushtetuese dhe balancës së pushteteve, duke justifikuar se një gjykatë speciale nuk ka juridiksion për të pezulluar një anëtar të Këshillit të Ministrave.

Gjykata e Posaçme vendosi më 20 nëntor të vitit të kaluar, që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …