Një Nul (Rama) që goditet nga një vendim nul

Nga Luçiano BOÇI

Gjykata Kushtetuese ka folur “duke mos u shprehur”, me një vendim nul 4 me 4, për një çështje me ndjeshmëri të lartë publike. Juridikisht “pezullimit” i është mbyllur porta. Tanimë gjithçka është politike. GJK as e rrëzoi dhe as e pranoi, duke e lënë varur çështjen në çengelin e politikës.

Është ajo që vendos.

“Pilati” vetë kreu punë!

“Vendim” apo dorëzim i GJK?

Këtë e zbulon koha!

Vetëm Rama është zbuluar dhe e gjithë pesha tani bie mbi Ramën, i cili tentoi t’ia linte “kopilin në derë” GJK duke e përplasur atë me SPAK. Mençuria diabolike e Ramës ndoshta nga rastësia, apo kalkulimi i detyruar i gabuar, mori një përgjigje po aq “ekuivalente”. Ky ishte vendimi që Rama e s’do ta donte dhe aq, pavarësisht se mund ta ketë zgjedhur në emër të blerjes së kohës (ai blen gjithçka që i del përpara).

Po a blihet koha?!

Në të dy rastet: e rrëzimit apo akoma më shumë të pranimit nga GJK, Rama për dikë ngjan se dilte më “i fituar”. Ose lante duart me Belindën duke u justifikuar para saj, ose e mbronte atë dhe veten me mashën e drejtësisë. Tanimë loja politike e përgjegjësisë është e hapur nga nuliteti i drejtësisë. Është cinike se si një nul si Rama “goditet” me dashje politikisht, nga një vendim nul që atij vetë ndoshta i duket për momentin i bukur si zgjedhje.

Kuvendi i Nikos dhe i Ballës që nga dje po përpëlitet të shpikë tani ndonjë procedurë për të shtyrë Këshillin e Mandateve.
Heqja ose dhe mosdorëzimi i mandatit të Ballukut, sido të ndodhë, nisin e shkruajnë secili sipas mënyrës së vet mgjt mandatën e Ramës.
Vetëm mbajtja pezull mbetet shtegu i vetëm i Ramës, të cilin ai do ta synojë deri në fund me 100 mënyra.

Sa zgjat kjo?!!!

Këtë e përcakton reagimi qytetar!

Prandaj të gjithë në shesh në 10 shkurt!

DREJTËSIA e vërtetë është aty!!!!

About Redaksia

Check Also

A është zgjuar vërtetë BE-ja?!

Nga Iva GRILLO A po e merr Brukseli më në fund seriozisht rrezikun “Rama” apo …