Berisha: Ne jemi PD-ja dhe vijmë në pushtet vetëm me votën e shqiptarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedimin me qytetarët, tha se opozita nuk synon ardhjen në pushtet përmes dhunës, duke theksuar se Partia Demokratike do të fitojë vetëm me votën e shqiptarëve.
Berisha u distancua nga thirrjet për protesta të dhunshme, duke riafirmuar parimin e kryengritjes paqësore si rruga e vetme legjitime për ndryshimin e pushtetit, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësit për, sipas tij, krimet e qeverisë do të përballen me ndëshkime të rënda.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Pyetje: Doktor nuk ka arsye që protesta të jetë paqësore. Rama nuk ikën me lule, po me shkelma. Le te jetë si protestat e Francës, Greqisë ku e merr në dore populli jo me regji. Rrimë ikim. Pse nuk e lini popullin të bëjë çfarë të dojë në protestë, mos e pengoni.

Sali Berisha: Rama lule nuk meriton kurrë. Edi Rama meriton dhe do të ketë dënimet më të rënda që ka marrë kush ndonjëherë në këtë vend, për krimet që ka kryer.
Por përsëri ne i qëndrojmë parimit të kryengritjes paqësore. Sepse i dashur ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, ne jemi Parti Demokratike dhe vijmë në pushtet vetëm me votën e shqiptarëve.
Kjo rrugë është pak më e mundimshme, por është më e sigurtë dhe më është më fitimtare.
Kjo është arsyeja. Nuk dua të hy në histori, por jemi në Shkurt dhe Shkurti i 1991 ishte një muaj i përgjakshëm për ne, siç e kujtoni ndofta.
Në shkurt të 1991 u vranë 8 qytetarë të pafajshëm, edhe një foshnje 2-vjeç në krevatin e gjumit tek flinte. U plagosën mbi 110 vetë në Tiranë, Fier dhe qytete të tjera.
U zvarritën pas kamionëve demokratët. U mbajtën me revole në kokë për kohë të tëra. Por ne me vendosmërinë tonë, qëndrimin tonë kundra dhunës ne fituam.
Ne prap do të fitojmë. Edhe ne mund të rrëmbenim armë, siç rrëmbyen armët vullnetarët e Enverit që ishin që të gjithë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ishin ushtarakë dhe të tjerë. Por jo ne i qëndruam asaj platforme dhe sot i qëndrojmë ne asaj platforme dhe them se, kjo platformë i ka shërbyer më shumë se çdo gjë tjetër Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon me gaz dhe ujë protestuesit, lëndohet qytetarët dhe deputeti i PD

Si pasojë e sulmit me gaz lotsjellës dhe ujë, qytetarë të shumtë kanë mbetur të …