Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se skandalet e kryeministrit Edi Rama e kanë futur në mëdyshje Bashkimin Evropian, që ta kthejnë Shqipërinë 30 vite pas në rrugën drejt integrimit.
Teksa është pyetur nga qytetarët, Berisha tha se disa qeveri kryesore në Europë, brenda Komisionin Europian, kanë zhvilluar diskutime shumë të veçantë për Edi Ramën.
Desada Xhetani: Në media flitet për një ndërprerje të procesit të integrimit nga BE-ja. A keni ndonjë informacion.
Sali Berisha: Ajo çka unë kam, disa qeveri kryesore në Europë, brenda në Komisionin Europian, janë zhvilluar diskutime shumë të veçantë për Edi Ramën.
E vërteta, mund të them se, muaj e muaj para shpërthimit të këtyre skandale, qeveritë e mëdha patën filluar me ekspertë studimin e tij. Por shpërthimi i këtyre skandaleve, qëndrimi i Edi Ramës ndaj tyre dhe veçanërisht të themi atë që është, dosja e AKSHI-t ku tregon se ai që ne e quanim koordinator për bandat, Ergys Agasi, ishte vetë Edi Rama në të gjithë aktivitetin e tij, i faktuar nga dëshmitarë që dinin gjithçka për AKSHI-n.
Duhet të ua them shqiptarëve, burime që dinë të gjitha na kanë thënë se, këto që dimë sot janë vetëm një pjesë e tyre. Kështu që të gjitha këto kanë bërë që disa kancelari, por edhe vetë Komisioni Europian ta marrin në mënyrën më serioze këtë qëndrim, këtë grusht shteti që Edi Rama përpiqet të bëjë.
Ta marrin në mënyrë serioze saqë në opsionet që kanë përpunuar, kanë përpunuar dhe opsionin e padëgjuar ndonjëherë në historinë e BE-së të zhbërjes së plotë të procesit të integrimit të Shqipërisë.
E di çdo të thotë zhbërje e plotë? Do të thotë anulim i të gjitha marrëveshjeve, vizave, stabilizim-asocimit, pranimit të kërkesës për anëtarësim, statusit të kandidatit.
Do të thotë rikthimin e Shqipërisë ku ishte në vitin 1996. Se në vitin 1996 Shqipëria u përfol si kandidate e mundshme e marrëveshjes së stabilizim-asocimit. Sepse në atë kohë Ballkanin shqyrtonin në kuadrin e ish-Jugosllavisë dhe e lanë në atë fazë. Por as nuk u hapën negociata dhe asgjë.
Zhbërja e plotë do të thotë se, BE të anulojë çdo marrëveshje me Shqipërinë dhe mundet edhe atë të tregtisë së lirë që është firmosur në vitin 1992-1993.
Gazeta RD