Berisha: Lubisë i dhanë dy muaj kohë të shkatërronte provat!

Kryetari i PD Sali Berisha, duke folur nga Kamza në ‘Foltoren’ me qytetarët dhe simpatizantët e këtij qyteti, është shprehur se, pezullimi i Belinda Ballukut nga Gjykata e Posaçme nuk duhej të shkonte në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, koha prej 2 muajsh që u mbaj peng kjo çështje nga gjykatësit, i dha mundësi Ballukut që të shkatërronte provat.

Berisha: Çfarë ka ndodhur tjetër? Ka një degradim ekstrem të administratës. Një administratë anti-qytetare s’e ka pasur vendi kurrë të tillë. Njerëz të cilët drejtor bashkie ai vjedh e vjedh e vjedh, shkon ndërton pallatin 24-sh me Olsi Ramën dhe me Erion Velinë. Çelçi. Vetëm kaq?

Jo mor, janë me kudo. E rrëmbyen para ca javësh një Daniel Shima. Dhe unë duke i dalë zot atij disa ditë me radhë.

Danieli ishte shërbëtori i tyre, që u kishte bërë nënën milionere duke vjedhur paratë e AKSH-it. Ajo rrobaqepëse dhe regjistroi miliona, miliona euro në emër të saj. Sipërmarrëse.

Urdhëroni gjykatësit. Urdhëroni gjykatësit. Katër seanca. Për çfarë? Për një vendim që në mënyrë absolute nuk u takonte ta shqyrtonin. Po pse? Sepse çdo qytetar, në qoftë se ka një vendim gjykate e fakti, e Shkallës së Parë, e ka rrugën të shkojë tek Apeli, nga Apeli të shkojë në Gjykatë të Lartë, nga Gjykata e Lartë shkon në Gjykatë Kushtetuese.

Kurse Lubia dhe këta gjykatës, direkt në Gjykatë Kushtetuese, e mbajtën dy muaj aty, ajo dy muaj me një ushtri të tërë duke fabrikuar, duke falsifikuar dhe grisur dokumente. Pse kjo? Vetëm e vetëm se ajo është Edi Rama. Po, të jemi të sinqertë.

Më hajdute se ajo nuk ka njeri. Por ajo është Edi Rama. Kjo është e faktuar.

Këto ditë në Bruksel, ka patur mbledhje. Këto tre-katër ditë ka pasur mbledhje me diskutime shumë të rënda për ne. Me variante nga më ndëshkueset. Variant dhe që të zhbëhet i gjithë procesi i integrimit të Shqipërisë.

Do të thotë, të ktheheshim tek marrëveshja tregtare e vitit ’92. T’u bihej vizë asociim-stabilizimit, vizë heqjes së vizave, vizë statusit të kandidatit, hapjes së negociatave, pranimit të kërkesës. Dhe pse? Sepse Edi Rama ka vjedhur dhe kërkon me çdo kusht të bllokojë të bllokojë drejtësinë. Kërkon me çdo kusht që të mos japë llogari para ligjit.

Kjo, kjo është situata në të cilën ndodhemi.

Por sot ne, jemi në këmbë. Sot jemi në një mision më të rëndësishmin e jetës sonë. Jemi në një mision, të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo diktaturë, nga ky regjim që bazohet kryekëput në vjedhje, në drogën, përçmimin e qytetarëve.

Çdo qeveri që shkelmon votën e qytetarëve duhet të rrëzuar një minutë e më parë. Çdo qeveri që del nga vota e lirë e qytetarëve, por i vjedh qytetarët, humbet çdo legjitimitet për të qëndruar në pushtet. Dhe duhet të largohet një minutë e më parë.

Pra, këtu jemi. Në njërën anë jemi ne, njerëz me ideale, njerëz që e duan këtë vend, njerëz që i besojmë Shqipërisë, që ia njohim të gjithë problematikën.

Përballë kemi një organizatë kriminale. Përballë kemi një që vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët shqiptarë. Dhe që tani thotë, do vazhdoj t’ju vjedh, do përdor imunitetin kundra jush. Mund të vazhdohet kështu? Asnjë minutë.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Protesta, kundër arrogancës dhe korrupsionit të qeverisë!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku këtë të martë është bashkuar në protestën e opozitës para …