Edit HARXHI
Kaq i korruptuar është sistemi i drejtësisë në Shqipëri dhe kaq të kapura janë institicionet sa që u desh dy muaj, tre seanca dhe 10 orë për të marrë një vendim pezullimi për Zv. Kryeministren në Shqipëri. Ky vendim ëahtë thjeshtë pezullimi sepse Rama do të vazjdojë zvarritjen për heqjen e imunitetit.
Është e kuptueshme që tmerri më i madh i Kryeministrit është gjithë materiali kompromentues që ndodhet në dorën e Zëvendës së tij, të SPAK dhe veçanërisht institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare, veçanërisht Amerikane. Krimi i tij është transnacional, transatlantik dhe ka cënuar sigurinë kombëtare jo vetëm të Shqipërisë që ai e ka shitur si plaçkë lufte, por edhe të ShBA-së dhe Europës. Për shumë kush që pyet pse duhet të merret Amerika me një vend të vogël si Shqipëria, përgjigja është që America First, doktrina Trump pikërisht merret me ruajtjen dhe moscënimin e interesave kombëtare amerikane. Mafia, droga dhe narkotrafiku kanë cënuar sigurinë Amerikane.
E kur gjithë bota merret me dosjet Epstein dhe pështirosjen e elitës globaliste dhe atyre që na kanë dhënë prej 35 vitesh mësime demokracie dhe shtetformimi, askush nuk sheh se çfar ndodh në ishullin tonë Epstein.
Shfrytëzimi dhe përçudnimi që bijtë dhe niprit e byrosë i kanë bërë shqiptarëve dhe vendit këto 14 vite i kalon përmasat e dosjeve Epstein.
E pavarësisht blerjes së influencës në botë e vizitave të lodhura në murin e lotëve, Kneset, Vatikan apo joshjes turistike për zonjën Presidenciale, Rama më në fund po e kupton që pas Administratës Trump tashmë e ka lënë edhe Administrata Von der Leyen (BE).
Megjithë diferencat politike që kanë ShBA dhe BE në çështje kardinale dhe këndvështrime për sigurinë, Amerika ka pasur gjithëmonë Gjermaninë si krah të saj në Ballkan.
Ai tashmë është i mbaruar. Mbetet të pastrojmë kufomën në 10 shkurt në vigjiljen e 35-të të hedhjes së Diktatorit të parë.
Gazeta RD