Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës së shtypit tha se, Rama shkon në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut pasi u zotua se do vazhdojë grushtin e shtetit për të mbrojtur veten në radhë të pare.
Berisha: Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, më saktë mosvendimit të kësaj gjykate, për të hequr pezullimin ndaj Lubi Ballukut, pasi 4 gjyqtarë të saj votuan kundër heqjes së pezullimit, votuan duke shkelmuar ligje dhe Kushtetutë, votuan në diktatin e egër të Edi Ramës, faktikisht çfarë ndodhi?
Lubia mbeti e pezulluar, por gjykata pezulloi veten e vet.
Ndodhi një akt i rëndë, që në aparencë edhe qëndron, por probabilistët japin një fakt tronditës, se në probabilitet kjo mund të ndodhë një në 500 herë.
E kuptoni?
Kurse këtu ndodh një në dy herë.
Se sa i tmerrshëm është veprimi politik, ndikimi mbi gjykatën.
Nuk mund të ndodhte ai vendim, katër me katër, pavarësisht se pezullimi mbeti në fuqi, por pezullimi nuk duhej të mbetej në fuqi për votat e katër gjyqtarëve, por duhej të mbetej në fuqi me votat e të gjithë gjyqtarëve.
Kjo është dëshmi edhe njëherë e paralizës nga ekzekutivi i Gjykatës Kushtetuese.
Edi Rama kërcënoi në mënyrën më të paskrupullt prokurorinë, gjykatën dhe u zotua se do mbrojë gjer në pikën e fundit të tij veten dhe Lubi Ballukun.
Ai është thirrur sot në Bruksel. Sipas medieve, sepse nuk dihet, por mediat shkruajnë se ka takim, është thirrur direkt nga numri një i Këshillit të BE për t’i komunikuar qëndrimin e prerë të BE ndaj qëndrimeve të tij antikushtetuese, antidemokratike, ndaj zotimit të tij për të vazhduar grushtin e shtetit.
Pra, ju e patë, ju e shihni, ai shkon në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut, në kuptimin që shkon si avokat i turpshëm i saj dhe të gjitha i ka për veten e tij.
Në Bruksel, dhe në mbarë kryeqytetet, është kuptuar se çfarë përfaqëson, çfarë kalbësire përfaqëson Edi Rama.
Është kuptuar se autori i aferave të Ballukut është direkt Rama.
Është kuptuar se Edi Rama, për fatin e mirë të shqiptarëve, është Ergys Agasi.
Është kuptuar se ata, në sipërmarrjen e dominuar tërësisht nga familja e tij, në agjencinë e dominuar tërësisht nga familja e tij, AKSHI, jo vetëm kanë vjedhur qindra milionë, por kanë urdhëruar pengmarrje dhe krime të shëmtuara.
Gazeta RD