Berisha: Rama po e kthen integrimin mbrapa në vitin 1992 për të mbrojtur veten e tij!

Lideri i opozitës, Sali Berisha në daljen e tij për mediat, tha se, Edi Rama po e kthen integrimin mbrapa në vitin 1992 për të mbrojtur veten e tij!

Berisha tha se, Partia Demokratike është e vendosur për ta mbështetur këtë proces bazuar tek meritat.

Berisha: De facto pra, Edi Rama po shkon drejt fundi të tij të merituar.

Mirëpo, siç bëjnë të ditur mediat, sepse nuk ka njoftime, por mediat që u referohen burimeve zyrtare ndërkombëtare, atij i komunikohet se ky qëndrim është aq i rëndë dhe i papajtueshëm me shtetin ligjor, me Kushtetutën, me standardet evropiane, saqë do të provokojë zhbërjën e plotë të procesit të integrimit me Shqipërinë.

Kthimin mbrapa të këtij procesi në vitin 1992 kur u firmos marrëveshja tregtare.

Akt, i cili nuk është ndërmarrë kurrë ndaj një vendi.

Nuk është ndërmarrë sepse nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në historinë 76-vjeçare të BE një rast i vetëm i ngjashëm me Edi ramin dhe Lubi Ballukun.

Asnjë.

U rikujtoj këtu një moment.

Një prokurore speciale e Rumanisë, e cila në dallim nga mashtrimet e paskrupullta dhe banale që bën Edi Rama se nuk ka pasur pezullime, ka pezulluar jo një, por disa ministra.

Dhe kur ajo përgatiti dosjen e pezullimit të kryeministrit rumun, ai e mori vesh dhe dha dorëheqjen.

Pezullim ministrash, siç ua kam faktuar me emër, mbiemër, me data e të gjitha kanë ndodhur me dhjetëra raste në Europë, në Azi dhe në botë.

Pra, Edi Rama po mbron veten e tij.

Po mbron veten e tij dhe po ndëshkon Shqipërinë në mënyrën më ekzemplare.

Por sot meqë është kjo ditë, dhe ai kërcënonte Europën duke deklaruar se ne dhe vetëm ne jemi perspektiva evropiane e shqiptarëve, mashtrim i madh, unë deklaroj sot atë që kam deklaruar prej 2-3 vitesh me dhjetëra herë.

Shqipëria nuk plotëson në mënyrë absolute asnjë kusht të procesit të integrimit.

Sukseset e Shqipërisë me Edi Ramën janë mashtrimi më i madh.

Shqipëria plotëson kushtin gjeostrategjik, i cili është një kusht i rëndësishëm.

Por duke thënë këtë, garantoj partnerët tanë, garantoj BE-në se PD ka objektivin e saj më madhor integrimin e Shqipërisë në Europë.

Por, në një rrugë tjetër.

Asnjëherë me mashtrime dhe lobimet mashtruese, gjithçka në meritën, performancën dhe meritën.

Kurrë nuk kemi ndjekur rrugë tjetër dhe ajo ka qenë rruga e suksesit.

Ne kemi plotësuar për MSA-në dhe ajo është firmosur, është votuar në të gjitha parlamentet e BE, diku me ndonjë hezitim, diku me ndonjë vonesë, diku shumë shpejt, por ne kemi pasur argumente pse ne e meritojmë MSA-në.

Ne nuk iu lutëm askujt, absolutisht, për heqjen e vizave, jo.

Përkundrazi, ne të gjitha kancelarive të vendeve të BE, kishim një mesazh: të nderuar zotërinj, zonjë, ne kërkojmë nga ju që në vendimin që do merrni, ta bazoni ose në një mision tuaj në Shqipëri, nëse janë plotësuar kushtet apo jo për heqjen e vizave, sepse ishin nja 120 kërkesa, ose të sjellim ne, përfaqësuesit tanë t’u brifojnë ju për këtë.

Dhe kjo ka funksionuar në mënyrë më serioze.

About Redaksia

Check Also

Dekalogu i korrupsionit, urrejtjes dhe abuzimeve të Ramës 2025

Nga Bujar Leskaj Gjatë vitit 2025, sekti Rama në pushtet “shkëlqeu” në risi abuzimesh dhe …