Apeli konfirmon vendimin! Dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës

Apeli i GJKKO ka konfirmuar këtë të hënë, dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim.

Memolla u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 1 vit burg, vendim të cilin kryebashkiaku socialist e kishte ankimuar në Apel.

Tashmë që Apeli ka konfirmuar dënimin pritet që SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për të dërguar kryebashkiakun në qeli.

Sakaq, nga ky moment bashkia e Rrogozhinës do të ngelet pa kryetar dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Po ashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Ndërkohë të pandehur bashkë me Memollën ishin edhe Blerim Xhamani, Ndriim Tafxhama, dhe Isuf Tosku.

Blerim Xhamani, u dënuar nga GJKKO gjithashtu me 1 vit burg, pasi në kohën e kryerjes së veprës penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim ka qenë elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë.

Të njëjtin dënim ka marrë edhe Ndriçim Tafxhama, i cili po ashtu është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

I pandehuri tjetër Isuf Tosku është dënuar me 8 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim, por GJKKO ka vendosur t’ia pezullojë dënimin me burg në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj.

Hetimet për çështjen nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi bërë në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Në material, Memolla dëgjohet duke ndërhyrë tek një elektricist i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër, me qëllim që tu marrë votën për zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022. Hetimet gjithashtu konfirmuan se Edison Memolla premtonte punësime në Bashkinë e Rrogozhinës në këmbim të votave.

Memolla u rizgjodh kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës si kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit 2023. Megjithatë pas ankimeve nga opozita për parregullsi në kutitë e votimit të Burgut të Rrogozhinës zgjedhjet u përsëritën. Memolla i fitoi ato për herë të tretë në korrik 2023. Nëse gjendet fajtor Memolla mund ta humbasë sërish mandatin e kryebashkiakut.

Rolet e Edison Memollës, Blerim Xhamanit, Ndriçim Tafxhafës dhe Isuf Toskut

“Ky procedim penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio, ku shtetasi Edison Memolla – kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, ndikon tek shtetasi Blerim Xhamani–elektriçist pranë FSHU (Furnizuesi i Shërbimit Universal) Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar dhe është  provuar se i pandehuri Edison Memolla, kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, ndikon tek i pandehuri Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim për të votuar në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 06.03.2022, si dhe komunikon me të pandehurin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës.

I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati të caktuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvilloheshin në Rrogozhinë në datë 06.03.2022.

Gjithashtu të pandehurit Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku kanë falsifikuar të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë faktikisht energjinë elektrike abonentit debitor.” – thuhej në njoftimin e SPAK.

Përgjimi – Biseda telefonike:

Kryetari: Alo!

Zonja: Alo!

Kryetari: Përshëndetje?

Zonja: Përshëndetje?

Kryetari: Si jeni?

Zonja: Mirë, po ti?

Kryetari: Më fal se nuk më del numri?

Zonja: E di që nuk del numri? nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del?

Kryetari: Po më thuaj?!

Zonja: Unë jam goca e ?

Kryetari: Çfarë halli kishe?

Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat

Kryetari: Eee? t?i prenë?! I thashë unë atij çunit?

Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta? Unë s?kam mundësi të paguaj?

Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon?

Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t?i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).

Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit?

Elektricisti: Kujt kryetar?

Djali: Të Rrogozhinës, po kush?.

Elektricisti: Alo.

Kryetari: Alo.

Elektricisti: Urdhëro?

Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam?

Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi?

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë?

Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!

Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë? Shif t?i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje?

Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne?

Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka?

Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo?

Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty?

Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës?

Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee?

Elektricisti Rimi: Po?

Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë?.

Elektricisti Rimi: Mirë..

Kryetari: Apo e ke raportuar ti?

Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..

Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin?

Elektricisti Rimi: Mirë po iki?

Kryetari: Hajde?

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …