Deklarata e KE për Ballukun/ Bardhi: Është përgjegjësi e Kuvendit të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka përshëndetur qëndrimin e Komisionit Evropian për Ballukun dhe shpreh mirënjohjen për nxitjen e autoriteteve shqiptare që të mos pengojnë drejtësinë.

“Për fat të keq, shkruan Bardhi, Kryetari i Kuvendit për 8 javë me radhë ka qenë në krye të frontit kundër drejtësisë, sipas urdhrit politik të Edi Ramës për ta shndërruar Kuvendin në bunker të korrupsionit qeveritar”.

Reagimi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përshëndet qëndrimin e Komisionit Evropian dhe shpreh mirënjohjen për nxitjen e autoriteteve shqiptare që të mos pengojnë drejtësinë.

Qëndrimi i Komisionit Evropian që: “Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë PA VONESË kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj”, është një apel i drejtpërdrejtë për Kryetarin e Kuvendit.

Për fat të keq, Kryetari i Kuvendit për 8 javë me rradhë ka qenë në krye të frontit kundër drejtësisë, sipas urdhrit politik të Edi Ramës për ta shndërruar Kuvendin në bunker të korrupsionit qeveritar. Ripërsërisim qëndrimin tonë që sot është momenti që Kryetari i Kuvendit të zgjedhë: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë!

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …