Shqipëria po shpopullohet, korrupsioni ka kapur shtetin!

Një qytetare, e pranishme në Foltoren e opozitës, ka hedhur një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke e cilësuar shpopullimin si plagën më të madhe të vendit dhe duke denoncuar degradimin e shëndetësisë, arsimit dhe procesit zgjedhor.

Në fjalën e saj, ajo iu referua të dhënave të Eurostat për largimin e mbi 1.1 milion shqiptarëve nga vendi, ndërsa theksoi se korrupsioni dhe keqqeverisja kanë prodhuar pasoja të rënda sociale, duke u ndalur veçanërisht te situata në Durrës, përmbytjet e përsëritura, rindërtimi i papërfunduar dhe projektet pa transparencë.

Qytetarja: Unë këtu jam si qytetare. Jam si qytetare e lirë akoma e këtij vendi dhe nuk dua të hesht dhe nuk do të hesht. Nuk do të hesht kur shoh që vendi im sot po pëson plagën më të madhe, shpopullimin. Eurostat ka thënë qartë, 1.1 milion shqiptarë të larguar në këto vite. Është plaga më e madhe e këtij vendi, pasi shumë nëna sot janë pa fëmijët e tyre. Nuk mund të hesht kur shoh sot se si shëndetësia jo vetëm që nuk është falas, por ajo në vend të jetë në shërbim të qytetarëve, është kthyer në një biznes. Kur qytetarët shqiptarë janë të detyruar të paguajnë çdo ditë për ilaçet, për konsultat, për analizat. Unë nuk mund të hesht kur shoh si nënë që arsimi sot ka degraduar dhe fëmijët e mi janë të detyruar të arsimohen jo ashtu siç arsimohet çdo fëmijë i një vendi europian. Unë sot nuk mund të hesht kur shoh se si bandat dhe patronazhistët caktojnë akoma rezultatin e zgjedhjeve. Shqiptarët nuk zgjedhin të lirë. Unë nuk mund të hesht sot kur shoh se si korrupsioni ka arritur në shifra galopante.

Nuk mund të hesht kur shoh se si gjysma e kësaj qeverie është në burg dhe tjetra pretendon për burg. Dhe rasti më flagrant është i zëvendëskryeministres Balluku se si e mban peng akoma qeverinë. Unë sot këtu jam që t’ju bëj edhe një thirrje. Dua që të gjithë ne në një moment të reflektojmë. Dua t’ju bëj thirrje që të merrni pjesë nesër në protestën e thirrur nga opozita. Në fakt unë nuk dua ta shoh që, nuk dua që ju ta shihni këtë protestë si një detyrim që keni ndaj thirrjes së opozitës apo dhe doktor Berishës, sepse opozita dhe doktor Berisha po e bëjnë punën e tyre kundra këtij regjimi.

Dua të reflektoni dhe ta shihni si një detyrim qytetar që ja keni vetes, ja keni fëmijëve, ja keni prindërve, ja keni këtij vendi. Faktikisht dua ta kthej pak në kohë me 20 shkurt të vitit 1990, shqiptarët u bënë të gjithë bashkë dhe hodhën poshtë bustin e diktatorit. Besoj se historia na thërret përsëri në kohë dhe duhet të bëhemi përsëri të gjithë bashkë për të rrëzuar këtë regjim. Për të rrëzuar faktikisht këtë narko-diktaturë sepse është fiks narko-diktaturë. Unë jam një vajzë e qytetit të Durrësit dhe si e tillë faktikisht do më lejoni të ngre dhe dy-tre çështje të vogla të qytetit tim, ja kam detyrim atyre. Faktikisht qyteti i Durrësit është shembulli tipik i keqqeverisjes së këtyre 12 viteve, po jo vetëm qeverisje qendrore, por dhe 25 qeverisje lokale.

Dhe përgjegjësit kryesorë janë tre, Edi Rama, Vangjush Dako, Emiriana Sako. Durrësi fatkeqësisht vetëm brenda një viti është përmbytur tre herë. Qeveria Rama bashkë me kryetaren e bashkisë Emiriana Sako kanë propaganduar se si ndërtuan një hidrovor i cili i kushtoi qytetarëve durrsakë plot 20 milionë euro. Këto jo vetëm që ja vodhën këto fonde qytetarëve durrsakë, por shkuan dhe ndërtuan një hidrovor i cili është jashtë çdo kushti teknik dhe nuk e kryen funksionin e tij. Dhe qytetarët durrsakë fatkeqësisht duhet të luten që mos të bie jo më shumë se 15 minuta shi sepse do t’i shohin shtëpitë e tyre të përmbytura, biznesin e tyre, gjithë jetën, gjithë mundin e tyre. Dhe sot që flasim ato akoma nuk janë dëmshpërblyer. Një çështje që dua të ngre këtu me ju është dhe rindërtimi. Ju premtua qytetarëve durrsakë që ky proces do merrte fund në vitin 2022.

Jemi vitin 2026 dhe ky proces ende nuk ka marrë fund. Qytetarët durrsakë ende nuk janë në shtëpitë e tyre. Një çështje tjetër që dua të ngre, jo për nga rëndësia e së fundmi, është dhe projekti TID. Një projekt totalisht pa transparencë. Qytetarëve në emër të zhvillimit po i vidhen përsëri pronat. Asnjë konsultë me banorët, asnjë transparencë me ta. Por gjithashtu qytetit të Durrësit dhe e vetmja lagje që i kishte ngelur për të treguar historinë e tij, lagjja numër një, lagjja e amfiteatrit siç e njohin durrsakët, edhe ajo po i vidhet, po i vidhet identiteti.

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …