Kryetari i PD, Sali Berisha falënderoi Komisionin Europian, që në mesazhin e shpërndarë sot, kërkoi që Kuvendi të shqyrtojë sa më parë kërkesën për imunitetin e Belinda Ballukut.
Berisha tha se, qëndrimi i Komisionit Europian i ka dhënë një mesazh të qartë kryeministrit për mosndërhyrje në drejtësi.
Ai theksoi se misioni i vetëm është shpëtimi i Shqipërisë nga ajo që ai e quan ‘organizata kriminale’ në pushtet.
Berisha: Nesër, u bëj thirrje forcave të rendit, të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit.
Bashkohuni me protestuesit, sepse bashkoheni me interesin e vendit tuaj, interesin e familjeve tuaja, me interesin tuaj, me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
U bëj thirrje, bashkohuni me protestuesit të shporrim këtë bandë kusarësh që nuk ka pasur kurrë Shqipëria në krye si sot.
Bashkohuni me misionarët e kombit që do shpëtojnë kombin nga kjo rrokullisje.
Do shporrin këtë organizatë kriminale nga qeverisja.
Do rikthejnë ligjin, Kushtetutën, të drejtën, lirinë, votën e lirë, mëkëmbjen, udhëtimin drejt Europës.
Rrofshi ju!
Edhe njëherë, të gjithë nga ora 17:00, në Tiranë, në kryengritjen paqësore, kryengritjen e fitores, kryengritjen e të ardhmes, kryengritjen për Europën.
Një mirënjohje të pakufishme Komisionit Europian për deklaratën e sotme, në të cilin i tha kryebanditit, kryehajdutit, se kurrë drejtësinë nuk mund ta pengosh.
Le të bëhemi ne përmbaruesit e vendimit, ta detyrojmë hajdutin të shkojë aty ku e ka vendin.
Edhe njëherë, nesër, e gjithë Shqipëria në Tiranë. Tirana në bulevardet dhe rrugët e saj.
Fitore, fitore, fitore!
Gazeta RD