Mirmbrëma nga Republika e Lindave me 4 dhe e Irenave me 3 mbiemra…

Nga Adriana KALAJA

Republika ku, Kryeministri mashtrues, bashkëshorti ligjor i Kreut të Organizatës Kriminale Linda me 4 mbiemra, pasi mashtron popullin sudedashës, mashtron edhe veten.

Unë bëj pjesë në grupin e atyre që qëndrimet e sotme të këtij mashtruesi, i shoh si grusht shteti ndaj demokracisë dhe pluralizmit, se ndaj Shtetit Ligjor të së Drejtës, e ka bërë që në 2 korrik 2021, kur nuk pranoi të ekzekutonte vendimin e kushtetueses për Teatrin Kombëtar.

Sfidë për luftë të hapur ndaj PD dhe Opozitës, po e po.

Në deklaratën e Kryeministrit, mashtrimi ishte i koncentruar në 3 pika.

Për të mos ju lodhur, se dhe darkë helbete, po merem me pikën e parë.

Jo për gjë, por kemi ditë plot lidhur me dy pikat e tjera.

Fillimisht dua të ndajë me ju, faktin se Gjykata Kushtetuese:

  1. Ka qenë në unanimitet mendimi se SPAK e ka kompetencën të kërkojë pezullimin e një ministri.
  2. Ndarja e tyre në 4 me 4, është bërë vetëm në interpretimin kushtetues nëse SPAK, në të tilla masa sigurimi, duhet apo jo të kërkojë autorizim nga Kuvendi.

Ndaj çdo diskutim tjetër, është mashtrim i rradhës.

Se edhe fakti që Kryeministri kërkon të ndërhyjë në ligj, tregon se SPAK paska respektuar ligjin

Ndërkohë, lidhur me pikën 1 të deklaratës, Kryeministri shprehet se SPAK nuk mund të pezulloje funksione kushtetuese që nuk delegohen.

E zëmë se po e pranojmë këtë arsyetim……

Kaq shpejt harroi ky mashtrues se çfarë bëri me rastin e Genti Cakës?!

Ndaj, që të mos e harroni ju që harroni shpejt, po ju sjell rastin e delegimit të detyrës së Ministrit, meqenëse Presidenti Meta nuk e dekretoi Cakën.

– Nalu Beg se ka henek, do thonin tironsit me këtë rast.

Dhe, hendeku para këtij mashtruesi është shumë i gjërë dhe i thellë.

Uroj të jetë gati dhe i “veshur” kur ti trokasin/m te dera në Surrel…

PS: Aq e nderë ishte situata e Genti Cakës , sa filloi një konflikt “titanësh” patronazhistë, midis 2 B-ve. Batonit dhe Beratit

https://Balkanweb.com

About Redaksia

Check Also

Ministres së Jashtme të Ramës ju refuzua vizita në Departamentin e Shtetit

Ndërsa nisej në Uashington në Mëngjesin e Lutjeve, njoftimet zyrtare të propagandës së regjimit theksonin …