Nga Ylli ASLLANI
🔹Mos harroni thoshte Sokrati i lashtë, “vetëm pak janë skllevër të vërtetë, pjesa më e madhe janë skllevër vullnetarë”!
🔹Autokracia e instaluar në Shqipëri është ulur kembëkryq! Ajo po sjell veç mjerim, pabarazi shoqërore, braktisje të trojeve, grykësi të pushtetarëve dhe mungesë shprese për brezin e ri!
🔹Nuk është thjesht një devijim i keq qeverisjes nga maxhoranca në pushtet! Është shumë më shumë se kaq!
🔹Në Shqipëri është shembur kolona që mban shtetin në ekuilibër:
Ndarja, balanca dhe kontrolli pushteteve!
🔹Kryerilindasi e ka nxjerrë vendin nga shinat e nje shteti normal duke manipuluar vullnetin politik të qytetarëve, duke uzurpuar drejtësinë, tronditur rendin dhe institucionet kushtetues, si dhe duke shkëputur çdo hallkë të bazamentit ligjor të shtetit!
🔹Për opozitën dhe qytetarët po bëhet e qartë se korrupsioni,, hajdutllëku qeveritar, shpopullimi frikshëm, narko-oligarkia, shembja e ekonomive familjare dhe dhuna politike nuk luftohen vetëm me artikuj gazetash, diskutime në ekrane, konferenca apo postera…
🔹Në këtë kaos kërkohet një sjellje ndryshe, nevojitet nga qytetari
dhe sidomos rinia shqiptare të ballafaqohen politikisht nëpër
sheshe me regjimin, ashtu sikurse vetë opozita të udhëheqë e vendosur revoltat dhe të shkojë më afër halleve të qytetarit dhe aktivistëve të tyre të rinj.
🔹Kërkohet mosbindje civile për të zbritur nga pushteti sundimtarin
dhe manipuluesit e vullnetit qytetar, për të garantuar kështu me qeveri teknike zgjedhje të lira dhe pastrim të politikës së infektuar nga narkotrafiku dhe babëzia e klasës qeverisëse!
🔹 Me sjelljet përherë e më të papërgjegjëshme të Kryeministrit po bëhet e qartë se aspirata e qytetarëve për një jetë të begatë, zgjedhje te lira dhe demokraci normale nuk mund të
bashkëjetojë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë me autokratin Rama!
Gazeta RD