Revolta ka kuptim vetëm kur shprehet në rrugë masivisht!

Nga Nikola KEDHI

Varfëria në Shqipëri ka arritur nivele të krahasueshme me vendet më të varfra të Afrikës. Shqipëria po shpopullohet nga një agjendë e mirëfilltë. Procesi i integrimit po shkatërrohet, teksa kryeministri mbron veten dhe zëvendësen e tij të pandehur dhe ndërmerr një grusht shteti brenda vetë shtetit duke shpërfillur vendimet e gjykatave.
Siguria kombëtare ka rënë. Institucionet janë dobësuar. Nuk ka më kontroll pushteti.
Arsyet janë të shumta. Por një gjë është e qartë: nuk ka asnjë vlerë nëse revoltën e shprehim në kafene apo vetëm mes njëri-tjetrit. Revolta ka kuptim vetëm kur shprehet në rrugë. Kur shprehet masivisht.
Kur shndërrohet në zë qytetar, e nuk mbetet murmurimë private.
Më 24 janar ishim më shumë se në dhjetor. Sot duhet të jemi edhe më shumë.
Duhet të japim mesazhin e qartë se shqiptarët janë ngritur, kanë vendosur të marrin fatet e tyre në dorë, dhe nuk do ta pranojnë më rrugën shkatërrimtare ku i kanë futur.
Mos hajde për një parti. Mos hajde për emra specifikë. Eja për Shqipërinë, per veten e dinjitetin tënd. Eja per fëmijët e tu.
Sot, ora 17:00, shihemi në Bulevard.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Skenari i protestës është skenar i një kryengritje të fuqishme paqësore!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, skenari i protestës së sotme është një “kryengritje …