Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se, “uragani i lirisë” vërshon në Tiranë.
“Sot në ora 17:00 “Uragani i lirisë” vërshon në Tiranë. Fitore!”, shkruan kreu demokrat krahas fotos së protestës së 24 janarit.
Thirrjen për protestën, Berisha e shoqëroi me mesazhin për fitore në rrjetin social, Facebook.
Që nga njoftimi i datës së protestës, Berisha ka bërë vazhdimisht thirrje për pjesëmarrje masive për rrëzimin e qeverisë Rama.
Gazeta RD