Tabaku: Protesta, kundër arrogancës dhe korrupsionit të qeverisë!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku këtë të martë është bashkuar në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Tabaku theksoi se qëllimi i protestës është tregohet se njerëzit janë këtu se qytetarët dhe nervi nuk fle.

Ajo shton se ekziston një masë e shoqërinë që kundërshton atë që po ndodh sot me qeverisjen dhe se protestat tregojnë se shpirti i revoltës është këtu.

“Njerëzit do të jenë këtu, një pjesë janë duke u nisur te mbledhur nga Partia Demokratike. Protesta erdhi pak me shpejt për shkak edhe të kërkesës se njerëzve dhe kulmon me datë 20 që është edhe një përvjetor i rëndësishëm jo vetëm për PD por edhe për demokracinë.

E rëndësishme është të tregojmë se ka mllef, ka inat, ka protestë dhe shpirti i revoltës është këtu. Qëndrueshmëri në kohë veç se mirë bën. Nuk ka shqiptar që nuk e ka parasysh këtë model qeverisjeje të korruptuar. Na takon ne të japim modelin tonë dhe të krijojmë frymën”, u shpreh Tabaku për Euronews Albania.

About Redaksia

Check Also

Shpërthen revolta te Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria te Parlamenti, ku ka tension dhe përplasje mes …