Berisha: Guximi i qytetarëve do rrëzojë Edi Ramën dhe bandat me uniformë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për mediat nga selia e PD tha se, kryengritja e 10 shkurtit shkroi histori, guximi i qytetarëve do rrëzojë Edi Ramën dhe bandat me uniformë.

Berisha: Përshëndetje më të përzemërt guximtarëve të pamposhtur të 10 shkurtit, që bënë në këtë revoltë, në këtë kryengritje paqësore, historinë. Me guximin, qytetarët de facto zotëruan sheshin. Banditë me uniformë, kriminelë me uniformë u vërsulën si bisha, duke menduar se mund t’i mposhtnin. Ja ju them unë atyre, që vetëpërmbajtja, guximi, qëndrimi paqësor i protestuesve është dhjetëra, qindra herë më i fuqishëm se banditizmi i tyre. Protestues paqësorë por dhe njerëz me aftësi të jashtëzakonshme. Dhjetëra mijëra guximtarëve, u mjaftojnë pak minuta për t’u dhënë atë që meritoni. Vetëpërmbajtjen e tyre mos e merrni për dobësi.

Vetëpërmbajtja e tyre është trimëri dhe guxim. Është vendosmëri për të realizuar qëllimin, për të rrëzuar, për të hedhur në kosh të plehrave të historisë njërin prej armiqve më të rrezikshëm në historinë e kombit, më të rrezikshëm në historinë e kombit shqiptar, më të pashpirt, Edi Ramën. Mos mendoni se durimi nuk ka një fund. Dhe unë ju garantoj se kjo vetëpërmbajtje, kjo vendosmëri e jona, nuk mund të provokohet. Dhe provokatorët mund të marrin një mësim që meritojnë. Mirënjohje për ju, mirënjohje për çdo qytetar që erdhi nga të katërta anët.

Pra, sot barbaria e policisë nuk kurseu gazetarët. Këta gazetarë dhe kameramanë u trajtuan në mënyrë armiqësore nga banditë me uniformë. U bë gjithçka që të mos përmbushnin dot detyrën e tyre, misionin e tyre. Por i përgëzoj. I përgëzoj se nuk u ndalën për asnjë moment nga detyra dhe misioni i paraqitjes së çdo akti. Këta banditë që mbrojnë kryehajdutin Edi Rama dhe Lubi Ballukun, goditën sot deputetët e opozitës, që mbrojnë ligjin dhe kushtetutën.

I siguroj, i garantoj, se edhe mbrapa diellit po të shkojnë do gjinden dhe para drejtësisë do dalin. Por sot shqiptarët panë dhe bota pa se si kryehajduti i kombit, për të mbrojtur plaçkën e tij dhe të Lubi Ballukut, është i gatshëm ta shkëpusë nga Bashkimi Europian. Po jemi të gatshëm, më të gatshëm se kurrë t’i japim atë që meritojnë. Me datën 20 shkurt është dita jonë, dita e fitores, të rinjve dhe gjithë protestuesve. Fitore! Fitore! Fitore!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top! Për plaçkën e tyre janë gati t’i vënë flakën Shqipërisë!

Pyetje: Zoti Berisha, a arritët të flisnit me mjekët, në lidhje me gjendjen e zotit …