Bardhi: Edi Rama ka frikë! Dhuna nuk i ndal dot protestat e qytetarëve të lirë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, ka reaguar pwr dhunwn e ushtruar nga policia ndaj protestuesve, duke akuzuar Edi Ramën se po përpiqet të mbajë pushtetin me frikë dhe terror.

Bardhi, në një postim në rrjetet sociale shkruan se, sulmet ndaj qytetarëve, deputetëve dhe të miturve tregojnë panikun e kryeministrit për humbjen e pushtetit dhe paralajmëroi se vendosmëria e opozitës dhe e qytetarëve të lirë nuk do të shuhet nga asnjë dhunë.

Reagimi

Edi Rama sot foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë. Qetësia dhe siguria e tij janë zhdukur nga frika dhe paniku. Edhe reagimi sadist i policisë mbrëmë kundër njerëzve të lirë, qytetarëve, deputetëve, të miturve, reflektoi frikën e Edi Ramës për humbjen e pushtetit.

Edi Rama ka frikë. Frikë se njerëzit nuk heshtin më. Frikë se ata nuk tërhiqen. Frikë se opozita nuk zmbrapset.

Është një aksiomë e pashkruar: kur pushteti fillon të veprojë me mllef, urrejtje dhe armiqësi ndaj kundërshtarëve politikë, ai po ndien fundin. Por e siguroj Edi Ramën se vendosmëria e njerëzve të lirë dhe e opozitës nuk shuhet as me ujë me piper, as me gaz lotësjellës, as me shkopinj gome.

Protestat do të vazhdojnë, sepse asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin.

Gazi lotsjellës, skafandrat e policisë, shkopinjtë e gomës, dhuna barbare e Edi Ramës nuk mund ta ndalin kohën. Koha e tij po mbaron.

n.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Asnjë polic nuk është lënduar, por i kanë dërguar në spitale për të plotësuar skenarin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, asnjë polic nuk është lënduar, as nuk janë …