Berisha: Asnjë polic nuk është lënduar, por i kanë dërguar në spitale për të plotësuar skenarin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, asnjë polic nuk është lënduar, as nuk janë gërvishtur, por i kanë dërguar në spitale për të plotësuar skenarin.

Berisha tha se, mbrëmë, unë kam shkuar vetë tek Spitali i Traumës, personeli mjekësor më njoftoi se aty kishin shkuar 5 policë, i kishin dërguar, pa asnjë problem.

Berisha: Përveç kësaj, faqja e zezë e këtij skenari ishte loja me barrela dhe policë.

Siç i patë ju, i hidhnin gaz vetë policëve dhe i fusnin në ambulancë.

Evidente.

Si të asfiksuar.

Mbrëmë, unë kam shkuar vetë tek Spitali i Traumës.

Këta njoftonin se shtatë policë janë në Spitalin e Traumës.

Asnjë i vetëm.

Personeli mjekësor më njoftoi se aty kishin shkuar 5 policë, i kishin dërguar, pa asnjë problem.

Dhe ata nuk kishin asnjë lloj shqetësimi, nuk ishin as regjistruar, por ishin kthyer siç kishin ardhur.

Nuk kishte asnjë polic të plagosur.

Gjithçka skenar.

Asnjë.

Që edhe mund të ndodhte, por asnjë të gërvishtur.

Jo, jo, asnjë.

I kanë dërguar në spital vetëm për të plotësuar skenarin.

Meqenëse aty nuk doli që nuk kishte asnjë dhe unë i denoncova menjëherë, dhanë komunikatën tjetër që kanë shkuar në dy spitale.

Gënjeshtër. Asnjë polic nuk është gërvishtur, kur janë qëlluar me plumb në ballë protestuesit paqësorë.

Një mirënjohje të pakufishme për mediat që e përcollën minutë pas minute kryengritjen paqësore të fuqishme të shqiptarëve në Tiranë.

Dhe po kaq mirënjohje medieve ndërkombëtare, të cilat ishin në një ndjekje absolute të kësaj revolte dhe e jehonuan atë në mbarë botën.

Të gjitha këto dëshmojnë se është populli opozitar ai që do përmbysë këtë narkodiktaturë dhe se 20 shkurti, shqiptarët mezi po presin si orën e tyre, si ditën e tyre.

Historia i pret.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: Shqipëria nuk do të ketë më farsë zgjedhore, prandaj është ngritur në këmbë populli

Kryetari i PD, Sali Berisha, i pyetur nga një gazetar tha se, Shqipëria nuk do …