Kryetari i PD, Sali Berisha, i pyetur nga një gazetar tha se, Shqipëria nuk do të ketë më farsë zgjedhore, prandaj është ngritur në këmbë populli.
Anisa Kadesha, TVSH: Z.Berisha, kryeministri në reagimin e tij ka theksuar se opozita do të shkojë në zgjedhjet e ardhshme, duke nënkuptuar se nuk do të ketë dorëheqje apo qeveri teknike…
Sali Berisha: Sigurisht që ai me farsën mburret.
Por farsë tjetër Shqipëria nuk do ketë.
Shqipëria do ketë zgjedhje.
Ky është në këmbë për popullin se do të ketë zgjedhje.
Ai mendon se prapë do i ndëshkojë shqiptarët me farsë elektorale, kurse ne i themi shporru, qërohu se zgjedhje me ty nuk ka dhe shqiptarët do votojnë të lirë.
Kjo është gjithçka.
Gazeta RD