“Imuniteti i Ballukut”/ Boçi: Po fshiheni pas procedurave! Justifikimi juaj tani ka rënë!

Deputeti i PD, Luçiano Boçi akuzoi sot në Kuvend mazhorancën, se po fshihte dosjen e Belinda Ballukut dhe pas procedurave, për të mos diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ai tha ky nuk është imuniteti i Ballukut që po hiqet, por i kryeministrit Edi Rama dhe se tani socialistëve u kishte rënë alibia se prisnin të mblidhej Kushtetuesja.Tani që Kushtetuesja kishte dhënë vendimin, Boçi kërkoi që Parlamenti të mbyllte seancën dhe të mblidhte me urgjencë Këshillin e Mandateve.

“Para pak kohësh pyeta a heziton SPAK-u që të marrë nën hetim apo akuzë kryeministrin. Kjo pjesa tjetër reagoi, por ja ku jemi. Ju fshiheni dhe veproni pas procedurave. Mbani aty një kërkesë të SPAK për heqjen e imunitetin e zv/kryeministres. Nuk është në të vërtetë imuniteti i saj, por i kryeministrit. Shpikni dispozita për të mbrojtur veten tuaj me imunitet nga hetimi. Këtu mungon Bledion Nallbati, pse? Sepse policia juaj e ka goditur me dhunë, sepse për ju ka interes imuniteti juaj dhe jo për të tjerat”, tha Boçi.

Dhe më tej ai akuzoi Policinë e Shtetit për dhunë barbare ndaj protestuesve dhe deputetit Nallbati.

“Madje na thoni se forcat RENEA nuk njohin deputetin! Kë njohin këta të RENEA-a? Po të kërkuarit a i njohin këta? Le të dalë ministrja, ja tek është, që flet për policë të plagosur, të na thotë sa të kërkuar dhe të kërkuar për krime brenda e jashtë vendit janë kërkuar. Po, RENEA e policia arreston adoleshentët. Madje ishin policët që ju kthyen protestuesve me molotov dhe gaz lotsjellës”, vijoi ai.

Më tej Boçi kërkoi mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Mandateve:

“Ky parlament duhet të mbyllet dhe të mblidhet Këshilli i mandateve direkt. Justifikimi juaj tani ka rënë për Kushtetuesen, sepse ajo foli dhe ju nuk keni më, ndaj mblidhni Këshillin e Imuniteteve”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubia dhe Rama po shkatërrojnë dokumentet! Militantja e PS në krye të Kushtetueses nuk po zbardh vendimin qëllimisht

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Lubia dhe Rama po shkatërrojnë dokumentet! Militantja e …