Berisha nga Parlamenti-regjimit: 20 shkurti do të jetë fundi juaj!

Lideri i opozitës, Sali Berisha duke folur jashtë sallës së Kuvendit u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë me 20 shkurt.

Berisha iu drejtua socialistëve se, 20 shkurti do të jetë fundi juaj!

Berisha: Ata janë të tmerruar, ju e shihni që 10 shkurti ua ka luajtur fiqirin këtyre dhe këta nuk dinë se ku janë dhe çfarë flasin.

E vërteta është që ky parlament është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, jo vetëm se vjen nga vota e vjedhur, por edhe sepse është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëve.

Është shndërruar në strofullën e fundit të hajdutëve shtetërore.

Dhe faktikisht po bëhet mburojë për vjedhjet e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe ministrave të tjera.

I mbetet sovranit, u mbetet qytetarëve të thonë fjalën e tyre për imunitetet e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe hajdutëve të tjerë, të cilët kanë borxhe miliarda euro të vjedhura ndaj qytetarëve.

Unë sot shfrytëzoj rastin edhe njëherë t’u bëj thirrje qytetarëve, 20 shkurti është dita e tyre, ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre.

Ky parlament është armik i egër i qytetarëve, i qenies së tyre.

Ky përdoret tani, pas dështimit në Gjykatë Kushtetuese, Edi Rama ka shndërruar parlamentin në mburojë kryesore të krimeve të tij të shëmtuara.

Qytetarë dhe qytetare, jeni ju dhe vetëm ju ata që do rivendosni Kushtetutën dhe ligjin në këtë vend.

About Redaksia

Check Also

SHBA dhe BE, ultimatum Ramës

Pyetje: Z. Berisha, kam një pyetje për sa i përket protestës. Në dy protestat e …