Lideri i opozitës, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët jashtë sallë së Kuvendit, tha se, përdorimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së si mburojë politike është një akt i shëmtuar.
Pyetje: A do t’i bashkoheni deklaratës për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së, propozim i bërë nga Taulant Balla?
Sali Berisha: Përdorimi i ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësve politik të Kosovës, nga një kriminel ordiner si mburojë, është një akt i shëmtuar.
Unë kam shprehur pikëpamjet e mia lidhur me atë proces, por edhe njëherë kjo tregon se, sa të ulët janë këta dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë për të mbrojtur vjedhjet e tyre.
Nëse do të ishte serioze kjo, nuk ngrihej kjo atëherë kur deputetët e opozitës kërkonin mandatin e Lubi Ballukut.
Kjo u ngrit vetëm e vetëm si një mënyrë për të tejkaluar çështjen e mandateve.
Gazeta RD