Mediu: Kosova sot po përballet me një sulm të organizuar nga Vuçiç dhe Rusia

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu ka kërkuar që parlamenti i Shqipërisë të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas tij, Kosova ishte e para që krijoi partneritet me Aleacën e Atlantikut Verior dhe sot është e pavarur, por është nën sulmin e Vuçiçit dhe Rusisë.

Reagimi i kreut të PR, Fatmir Mediu

Ish-krerët e UÇK po persekutohen në Hagë!

Ata ishin të parët që krijuan partneritetin me NATO-n. Kosova sot është e pavarur, një vend në partneritet me BE, dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por sot përballet me sulm të organizuar nga Vuçiç dhe Rusia.

Kongresi Amerikan foli qartë nëpërmjet Kongresmenit Keith Self, duke mbështetur fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në NATO, si një shtyllë e rëndësishme për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Tani i takon diplomacisë shqiptare dhe parlamenti shqiptar, duhet të gjejnë mënyra për të ngritur këtë çështje në çdo institucion.

Duhet të shtohet një pikë që Kuvendi i Shqipërisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

About Redaksia

Check Also

Dy opinionistët nga Kosova rrihen tek studio e Fevziut

Debati për gjyqin e çlirimtarëve në Hagë ka ndezur debatet në studion e emisionit “Opinion” …