Sa më shumë Rama ekspozon sulmet ndaj drejtësisë në mbrojtje të korrupsionit të Ballukut dhe paprekshmërisë së të korruptuarve në qeveri aq më shumë diplomacia e vendeve partnere intensifikon aksionin diplomatik kundër regjimit.
Gjernania e ka bërë të qartë sot nga SPAK se “sundimi i ligjit është kusht thelbësor nga BE”. Po sot edhe ambasada amerikane ka bërë të qartë se ndryshimi i kodit penal për të shpëtuar Ballukun dhe vetë Ramën është i papranueshëm duke theksuar se mbështet pavarësinë e drejtësisë.
Njoftimi i Ambasadës gjermane
Ambasadori Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit.
Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht. Gjermania
do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Gazeta RD