Kërkojini falje Simon Mirakës!

Nga Romeo GURAKUQI

Nje parti e mirefillte demokratike, trashegimtare e drejtperdrejte e Desidences shqiptare, nuk do te duhej fare ta vendoste ne diskutim emnin e zotni Simon Mirakajt per drejtimin e Autoritetit per Informim, aq me pak ta kundershtonte emrin e nje trashegimtari te denje, te nje prej familjeve fisnike qe kane mbajte ne kambe Shqipnine Tradicionale.
Zoti Mirakaj, nje zotni i kulturuem dhe tolerant, ka qene dhe mbetet garancia e atij institucioni per publikun, nje person i drejte dhe i pacenueshem, nje kujdestar qytetar, per pritjen si duhet te qindra shtetasve, familjet e te cileve kane vuajtun nen shtypjen e organeve te diktatures.
Pavaresisht rrethanave te tjera te prejardhjes se propozimit formalisht, armiqesise mes kraheve dhe disa faktoreve te tjere te rendesishem, ne raste te ngjashme dhe per personalitete te tilla, HESHTET.
Ende ne kete vend, partite politike njelloj, mbajne qendrime te ngjashme kur vjen puna per te fshire me marifete dhe me ‘harresa padashje’, perfaqesues te spikatun te nje brezi te lene ne harrese, ose te komuniteteve kulturore.
Dua te kujtoj se ka nje radhe kur vjen puna per drejtimin dhe garantimin e institucioneve te tilla te trashegimise se Ancien Regime, radhe qe fillon me nje kategori te caktuar zyrtaresh e intelektualesh qe perfaqeson zoti Mirakaj, ne disa kendveshtrime.
Eshte e mira qe deklaratat e sotme te korigjohen, sqarimi dhe kerkesa e faljes te mbetet nje opsion reflektimi.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i Kasanof nxori zbuluar axhendën e Kim dhe Escobar!

Nga Armand MAHO Deklarata e zotit Alexandër Kasanof, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Çështjet …

Leave a Reply