Analisti Armand Shkullaku flet për ‘fenomenin’ Alibeaj në politikën shqiptare. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku e shpjegoi protagonizmin e Alibeajt në media dhe faktin që ai sillet si drejtues i PD,
me një lëkundje mendore, që u ndodh njerëzve, kur papritur e shohin veten përpara prozhektorëve dhe fillojnë të besojnë rolin dhe rëndësinë që u është caktuar.
Ju shprehët habi, çfarë është ky njeri, Enkelejd Alibeaj?
Është fenomen që nuk mund të shpjegohet kollaj. Është fenomen jo vetëm politik, por edhe psikologjik, lidhet edhe me gjendjen mentale. Kemi parë edhe te njerës të tjerë, kur të mbushet mendja që përfaqëson atë për të cilën dikush të ka caktuar, por nuk e ke marrë dhe fituar.
Kam respekt për Alibeajn si politikan dhe nuk kam dëgjuar akuza ndaj tij për afera, por vendosja në qendër të vëmendjes dhe projektorëve, të shkakton një lloj lëkundje.
Të hiqesh si kryetar i PD, edhe po të jesh kryetar vërtet kryetar i PD, siç u zgjodh Berisha, sërish duhet të matesh të flasësh në emër të PD, sepse mungon legjitimimi i plotë 100%.
Alibeaj është caktuar të jetë i ngarkuar nga ish kryetari për të përfaqësuar PD, është emëruar edhe kryetar i grupit parlamentar që nuk ekziston më.
Të flasësh në emër të një grupi që nuk ekziston më, është më shumë problem mendor dhe delir sesa politikë. Sheh gjithë ato mikrofona përballë, sheh ata ambasadorët, të duket sikur ti do jesh lideri i së ardhmes.
E transmetojnë edhe televizionet, kur shkon në shtëpi mendon se je dikush. Është një fenomen që e kemi parë vazhdimisht në politikën shqiptare. Mbani mend se edhe Eduard Selami në 1996 mendonte se mund të mundte Berishën. Ky është aspekti psikologjik.
Aspekti politik, e shoh të lidhur me dy momente. Mungesa e legjitimitetit, e detyron Alibeajn, ta projektojë të qenurit të tyre atje, nëpërmjet pranimit nga Rama. Rama i trajton si palë dhe nevoja për të qenë palë, kur nuk ke vota nga populli, të cakton Edi Rama.
Rama ka bërë një lloj loje, hajdeni këtu te Taulanti dhe Spiropali për Presidentin, nëse doni t’ju njohim, të dilni edhe në televizor.
Për cfarë shkojnë këta për negociatat për President? A jemi të bindur që presidentin do e caktojë Rama? Akoma nuk dimë emrin. Emri nuk del sepse emri do të dalë në raundin e fundit”, tha ndër të tjera Shkullaku.