Berisha: Altin Troplini ka firmosur 16 kërkesa për të hetuar dhe mbesat e mia edhe 4 vite para lindjes së tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për media pas daljes nga SPAK tha se, Altin Troplini ka firmosur 16 kërkesa për të hetuar jo vetëm atë, por edhe mbesat e tij, madje katër vite para lindjes së tyre.

Berisha tha se, këto kërkesa janë dërguar te 16 institucione të ndryshme brenda një dite, pa asnjë lidhje me ndonjë dosje të hapur, dhe vetëm për të zbatuar urdhrin e Edi Ramës që Skapi duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën.

Berisha: Këtu keni një listë kërkesash të firmosura nga Altin Troplini për të gjitha, për 16 institucione, për të hetuar Sali Berishën dhe mbesat e tij, edhe katër vite para lindjes së tyre.

Dërguar çdo institucioni, pa asnjë lidhje, vetëm në kërkim të zbatimit të urdhrit të Edi Ramës, i cili tha se Skapi duhet të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën.

Kjo është lista, ata brenda një dite kanë dërguar 16 kërkesa për hetim 30-vjeçar.

Kjo nuk ka lidhje me dosjen.

Dosja nuk ishte gjë, dosja është një piramidë.

About Redaksia

Check Also

Drejtori i ri i AKSHI-t është ai që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Edi Ramës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media, tha se, drejtori i ri …