Dosja Partizani/ Berisha publikon 35 falsifikimet e Dumanit, Krajës dhe Millonait

mKryetari i PD, Sali Berisha, në një dalje për mediat para ambienteve të SPAK prezantoi një publikim që lidhet me çështjen e njohur si “Dosja Partizani”.

Berisha e cilësoi materialin si një libër monumental të drejtësisë së falsifikuar dhe manipuluar, duke treguar se në të janë të dokumentuara 35 falsifikime që mbajnë përgjegjësi ish-drejtuesët i SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja, si dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

Berisha: Meqë jemi këtu, keni një libër monumental të drejtësisë së falsifikuar dhe manipuluar.

Një proces politik kundër liderit të opozitës dhe pronarëve legjitimë, në të cilin ju do gjeni 35 falsifikime të falsifikatorëve Dumani, Kraja dhe Millonai.

Domethënë Troplini, ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja dhe ndrikulla e kartelit të drogës së Elbasanit, Enkelejda Fetahu.

Në këtë publikim janë të rreshtuara me fakte të pakundërshtueshme 35 falsifikime, secili prej tyre përbën krim të rëndë në procesin e dosjes Partizani.

Tani, meqenëse kjo është vetëm një dosje, do ua dërgojmë të gjithëve në formë dixhitale.

Sepse kopjet janë më të pakta, do donim që secili prej jush ta kishte në bibliotekë, por me kërkesat e mëdha është shumë e vështirë ta përballosh.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …