Jo mor zoti Burrec…!

Nga Iva V.GRILLO

Me frymēn që i merrej nga frika dhe nervozizmi për lakun që po i mblidhet rreth qafës së trashur nga korrupsioni, krye-kllouni i shtetit shqiptar tentoi të transferoje dhe përgjithësojë hallin e vet me drejtësinë duke u munduar të fusë në lojë në mënyrë të ulēt dhe burracake edhe Presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani.

Një tentativë sa mjerane aq edhe harbute.

Nëse institucioni i Presidencës së Kosovës ka pasur përplasje apo mosmarrëveshje me drejtësinë kombëtare apo ndërkombëtare, është e drejtë vetëm dhe vetëm e Presidencës së Kosovës t’a bëjë atë publike dhe ky fakt nuk mund të hidhet në publik si një thashethem ordiner për të përligjur hallin personal të Edi Ramës.

Jo mor zoti Burrec, zonja Osmani nuk ka pasur dhe as nuk ka hallin tuaj me drejtësinë dhe ju nuk jeni në të njëjtin pozicion me të!

Zonja Osmani është një Presidente serioze e një shteti shumë më serioz se shteti që qeverisni ju.

Kjo u duk dhe në reagimin e matur por të qartësisht të lexueshëm në fytyrën e saj sot ndërsa u përball me burracakërinë dhe marifetin tënd të ulët…

Ndërsa ju jeni ai që jeni… një uzurpator i pandreqshëm pushteti që e keni çuar shtetin në një kolaps institucional dhe që i ngjan çdo ditë e më shumë një pavioni psikiatrik.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "euro news. Rama zbulon sekretin: Vjosa 220 Osmani është kërcënuar sepse nuk lejoi prokurorët 60 12"

About Redaksia

Check Also

Akti i fundit i një legeni!

Nga Edi PALOKA Qe per hallin e tij ky ben pis dhe i perdor te …