Ngjarje tragjike, mbyten dy të mitur në liqenin e Prushit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në periferi të Tiranës këtë pasdite. Mësohet se në liqenin e Prushit janë mbytur dy të mitur 11 dhe 13 vjeç.

Polumbarët e RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur gjetjen e trupave të tyre. Grupi hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Kanë qenë kërkimet e polumbarëve që bënë të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të dy të miturve nga liqeni.

Kanë qenë 6 fëmijë të cilët po laheshin në liqen këtë pasdite. Katër prej tyre dolën nga uji ndërsa dy të tjerët nuk ja dolën duke humbur kështu jetën.

Njoftimi i Policisë
Sot, rreth orës 18:05, në liqenin e Prushit, janë mbytur dy të mitur të moshës 11 dhe 13 vjeç. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.

Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply