Kurti: Kosova po rritet! Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë!

Kryeministri Albin Kurti ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar se Kosova po rritet.

‘Para 18 vjetëve lindi Pavarësia e Republikës së Kosovës, por lindi e pjekur, sepse shumë breza të veprimtarëve, mbarë populli ynë me gjenerata të panumërta ka kontribuar dhe është sakrifikuar që ne të jemi të lirë dhe të pavarur, të kemi shtet demokratik dhe sovran’, shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë

Kosova po rritet. Po rritet numri i viteve të pavarësisë e numri i njohjeve të shtetësisë, po rritet ekonomia e vendit, mirëqenia e qytetarëve, dhe fuqia e shtetit. Para 18 vjetëve lindi Pavarësia e Republikës së Kosovës, por lindi e pjekur, sepse shumë breza të veprimtarëve, mbarë populli ynë me gjenerata të panumërta ka kontribuar dhe është sakrifikuar që ne të jemi të lirë dhe të pavarur, të kemi shtet demokratik dhe sovran. Sot festojmë, por njëkohësisht edhe nderojmë rezistencën paqësore e kryengritjet e armatosura, të cilat kulmuan me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gëzuar Pavarësia,18-vjetori, dhe kremtofshim të gjithë bashkë për jetë e mot!

About Redaksia

Check Also

Berisha: 20 shkurti dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 20 shkurti dita e kryengritjes më të madhe …