Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, amendamenti Rama-Lubia jep një mbrojtje që nuk ua ka dhënë Kushtetuta! Atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk e bën dot ligji.
Berisha: Edi Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjen.
Ai po konsumon çdo orë, çdo ditë që qëndron në detyrë grushtin e shtetit brenda shtetit.
Në një akt antikushtetues, tepër të rrezikshëm, ka paraqitur amendamentin Rama-Lubia, Rama-Balluku, me të cilin kërkon t’i japë ministrit, t’i japë zëvendëskryeministrit dhe kryeministrit atë mbrojtje që Kushtetuta nuk ia ka dhënë.
Mirëpo, ka një parim themelor të sanksionuar në frymën dhe germën e Kushtetutës, sipas të cilit për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur të bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji.
Atë për funksionet e organeve kushtetuese, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta, nuk mund ta bëjë ligji.
Kushtetuta nuk ka dashur të mbrojë kryeministrin, ministrat dhe KLSH-në nga pezullimi.
Nuk mund ta bëjë ligji.
Edhe njëherë, kemi të bëjmë me organet kushtetuese. Kryeministria është organ kushtetues. KLSH është organ kushtetues. Ministrisë janë organe kushtetuese.
Nuk mund t’u japësh kurrë mbrojtje tjetër përveç asaj që i ka dhënë Kushtetuta.
Jo!
Sepse është tejkalim flagrant i Kushtetutës.
Gazeta RD