Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, 20 shkurti dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori, e pret çdo shqiptar, e presin vendet demokratike të Europës dhe të botës.
Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë fatin e tyre dhe të përkrahën kryengritjen paqësore më 20 shkurt
Berisha: Të gjitha këto janë dëshmi se Edi Rama po bën gjithçka për të qëndruar në pushtet, për të mbrojtur veten nga krimet monstruoze që ka kryer.
Unë u garantoj shqiptarëve se ajo që është lakuar me qindra e qindra herë se ai është kryetari i një organizate kriminale, ajo është 100 përqind e vërtetë.
Se ministrat e tij janë anëtarë të kësaj organizate, ajo është 100 përqind e vërtetë.
Se Lubi Balluku mund të akuzohet si kapo jo e një grupi apo organizate të strukturuar kriminale, por minimumi të pesë të tilla.
Më thoni ju mua, ju e ndoqët tunelin e Llogarasë, a nuk është kjo me Berberin, me ato anëtarët e tjerë të KVO-së, a nuk përbëjnë këta një grup të strukturuar kriminal?
Në çdo lloj varianti këta janë vetëm një grup i strukturuar kriminal.
A nuk janë tenderat e unazës së madhe një grup i strukturuar kriminal?
A nuk janë shitblerjet e energjisë një grup i strukturuar kriminal?
Po marr këto, por janë plot të tjera.
Gjithçka ka funksionuar mbi bazën e organizatave kriminale.
Qytetarë dhe qytetare, sot më shumë se kurrë jeni të thirrur të merrni në dorë fatin tuaj, fatin e vendit tuaj,
20 shkurti është dita e kryengritjes më të madhe paqësore në histori që e pret çdo shqiptar, por që e presin mbarë vendet demokratike të Europës dhe të botës.
Gazeta RD