Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja, duke foluar në Foltoren e organizuar në Kruajë, theksoi se; Kruja është kthyer në një qytet që boshatiset, pa lëvizje njerëzish, ndërsa Malësia e Krujës është një “vend totalisht i rrënuar”.
Ai paraqiti shifra alarmante të shpopullimit, duke deklaruar se ndërsa censusi zyrtar flet për 48% të banorëve të larguar, të dhënat e tyre tregojnë një shifër edhe më dramatike prej 65%.
Kalaja: Dua të falenderoj secilin nga ju emër për emër për një kontribut të jashtëzakonshëm që keni dhënë në zgjedhjet e 11 majit. Kruja arriti rezultat historik, një fitore në Bashkinë e Krujës, edhe ju e keni bërë këtë fitore. Kruja nuk ka njerëz mbas orën 5:00 mbasdite, nuk ka as gra, as fëmijë, as pleq. Shkolla e Berberës, një shkollë dikur me 300 fëmijë, e mbyllur. Nga Kruja kanë larguar gjykatën, prokurorinë, kanë larguar zyrat e ADISA-s, hipotekën, ALUIZNI-n, kanë larguar çdo institucion të mundshëm.
Malësia e Krujës, një vend totalisht i rrënuar, pa njerëz. Sipas censusit të Edi Ramës 48% ikje, sipas të dhënave që ne kemi, 65% të larguar nga Mafsheqi, nga Rranza, nga Cudhi Zall, Qafë Shtama dhe të gjithë fshatrat e tjera të Malësisë së Krujës, që ka gjithsej sot vetëm 10 kullota. Kjo është një katastrofë që ka ndodhur me rrethin e Krujës.
Fushë Kruja me infrastrukturë të rrënuar, rruga e Gramzës e prishur, unaza e Fushë Krujës, rruga e Luzit, Thumana e shkatërruar, shkolla e Mallkuçit e mbyllur, 9 km nga aeroporti i Rinasit, ta mendoni. Dhe meqë jemi në Rinas, u kap dhe laboratori i drogës. Kjo është qeveria që ne kemi. Prandaj qytetarët e Krujës kësaj radhe i dhanë një përgjigje shumë të fortë qeverisë socialiste me një votë plebishitare kundër, duke arritur një rezultat historik, janë bastione që janë thyer mbas 18 vitesh dhe kjo është vetëm si pasojë e punës tuaj.
Gazeta RD