Andia Ulliri: Në Krujë nuk ka asnjë investim, nuk ka më qytetarë, nuk ka më rini!

Në takimin e foltores së PD-së në Krujë, ish deputetja e PD-së, Andia Ulliri i bëri thirrje Berishës të mbështesë një reformë të re territoriale që Kruja e Fushë Kruja të jenë dy bashki.

Të gjithë ne kemi qenë prej vitesh dëshmitarë të një keqqeverisje, neglizhence dhe kush më mirë se ne, qytetarët e Bashkisë Krujë, nga Kruja, Fushë-Kruja, Nikla, Bubqi, Thumana, Malësia, e dinë se çfarë do të thotë të jesh i neglizhuar, i lënë në harresë prej vitesh.

Andia Ulliri: Në Krujë nuk ka as edhe një investim, nuk ka më qytetarë, nuk ka më rini. Të gjitha këto janë arsye për t’u mbledhur, për të qenë këtu së bashku, për t’u organizuar dhe mobilizuar për të bërë të mundur që të jemi në çdo protestë përballë kësaj qeverie për ta treguar se mjaft është mjaft dhe se ne nuk do t’i tolerojmë.

Rezultati ynë i fundit në zgjedhjet e 2025-ës e tregoi se pas kaq shumë vitesh përbuzje, neglizhence dhe keqqeverisje, të gjithë ne së bashku, kandidatët, qytetarët dhe strukturat, të cilët i falenderoj dhe u jam mirënjohëse, votuan Partinë Demokratike, kandidatët e saj dhe sollën ogurin e ri, ogurin e fitores për Partinë Demokratike në Bashkinë Krujë.

Kërkesat tona janë të shumta, por çfarë do të thoja unë sot është për të qenë të bashkuar, të mobilizuar, që ne së bashku të bëjmë të mundur, t’i bëjmë edhe kërkesën drejtuar doktor Berishës, që ne të kemi një ndryshim në reformën territoriale për të qenë dy bashki, të marrim autonominë që meritojmë, të kemi mundësi që Kruja dhe Fushë-Kruja të kenë përfaqësim të drejtpërdrejtë, sepse ky ogur fitoreje do të jetë vetëm nisja se çfarë ne mund të bëjmë kur jemi të gjithë së bashku dhe punojmë fort.

About Redaksia

Check Also

“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me …