Afron ora e kryengritjes së 20 shkurtit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ me mbështetësit në Krujë e ka akuzuar Edi Ramën për korrupsion, kapje të institucioneve dhe humbje të legjitimitetit politik.

Ai deklaroi se vjedhja e qytetarëve është faktori që rrëzon çdo pushtet, ndërsa theksoi se reagimi i opozitës do të jetë, sipas tij, një ‘kryengritje vetëm paqësore’ që do të çojë në ndryshim politik.

Berisha: Ju jeni njerëz politikë. Qeveria që mbron korrupsionin, qeveria që vjedh qytetarët, që vjedh qytetarët, nuk meriton të qëndrojë një ditë në pushtet.

Pra, në qoftë se ka një faktor të dytë që i heq legjitimitetin një force politike, është vjedhja e qytetarëve.

Miq, dua t’ju tregoj, e kam treguar dhe një ditë. Në ’97-ën, çfarë ndodhi? Këta filluan, socialistët propagandën që paratë e firmave i ka marrë qeveria dhe i ka futur në buxhet. Dhe qytetarët protestonin, duam paratë tona, duam paratë tona. Qytetarët e besuan se qeveria ka marrë paratë e tyre, në kohë kur qeveria s’kishte marrë zero lek. Dhe unë ju them ju këtu.

Cili ishte qëndrimi ynë? Qëndrimi ynë ishte ky. Bashkëpunëtorëve të mi, ne nuk qeverisim njerëz që besojnë se ne i kemi vjedhur. Prandaj ne do dalim në opozitë.

Të faktohet që ne nuk kemi marrë asnjë leke. Dhe qytetarëve çfarë u thashë? Borxhi nuk është marrë nga qeveria. Qeveria s’ka prekur paratë tuaja.

Dhe qeveria s’mund të njohë kurrë një borxh që nuk e ka marrë. Se përndryshe, do detyrohesha t’ia merrja atij që s’kishte vu 100 ALL në firma dhe t’ia jepja këtij tjetrit. Ajo ishte amorale, mund të bëhej, por unë nuk e bëja kurrë. Sepse shkelja disa norma morale.

Tani, këta kanë vjedhur. Këta janë kapur.

S’janë gjë këto që kanë dalë deri tani.

Ky që u emërua sot drejtor i AKSHI-t, e di ç’është ky? Ky i ka dhënë baxhanakut 75 milionë euro tenderin pa asnjë punë. Ju tani jeni po e merrni se këto tendera që bëhen për teknologjinë, këto janë abuzime më të tmerrshme. Se nuk i llogarit dot kush, mirë.

Tender 75 milionë për të përmirësuar inteligjencën artificiale. Kina për të bërë DeopSeek, ka shpenzuar 6 milionë.

Për të nxjerrë aplikacionin e vet.

Shqipëria 75 milionë. As asnjë lek për inteligjencën artificiale, të gjitha vjedhje. Dhe ky tani merret atje ku ishte edhe vihet drejtor ky.

Pra, ku jemi këtu miq? Këtu jemi para situatës që këta kanë plaçkitur gjer në palcë shqiptarët, kanë larguar masivisht nga Shqipëria, dhe përsëri thonë, ne jemi mbi ligjin, ligji për ne s’ekziston, drejtësia për ne s’ekziston. Tani u thotë, janë minj, janë qen, futen këtej, futen andej, me gjuhë ordinere. Por tani jemi ne.

Tani ne jemi në fushë. Dhe ne ja do vdesim, ja do rrojmë. Këta do i nxjerrim nga pushteti. Këta këta nuk mund të, nuk duhet të qëndrojnë as edhe një ditë më shumë. Jo. Kanë humbur çdo të drejtë të qeverisin Shqipërinë. Kanë humbur çdo të drejtë të qeverisin shqiptarët. Ata janë armiq të lirive të tyre, armiq të pasurive të tyre.

Këta e shkatërruan kombin. Nuk kanë të sosur të këqijat që i kanë bërë këtij kombi, Edi Rama me organizatën e tij kriminale. Atëherë, jemi të lodhur, jemi dhe të rraskapitur, nuk e mohoj, jemi dhe të dëshpëruar, por prapë nuk ka frymëzim më të madh për njeriun sesa t’i gjendet vendit të vet në momente kritike.

Është nder, është humanizëm i jashtëzakonshëm t’i gjendesh njeriut tënd në çdo kohë. T’i gjendesh shokut dhe mikut tënd, por është disa herë më shumë t’i gjendesh vendit tënd. Dhe ne do i gjendemi Shqipërisë.

Ne këta ne jemi në betejën finale. Jua them unë ju. Edhe këtë betejë do ta fitojmë ne. Se kjo është betejë e drejtë. Asgjë s’do na pengojë ne pa e nxjerrë këta pa u dhënë

atë që meritojnë.

Janë bërë miliarderë duke vjedhur shqiptarët.

Kanë zhytur 40, 49% të shqiptarëve në varfëri. Kanë larguar 45% të shqiptarëve nga vendi i tyre. Këto të këqija që i kanë bërë do i paguajnë. Natyrisht që kryengritja jonë është paqësore. Dhe është vetëm paqësore. Dhe në mënyrë absolute, ne do fitojmë.

Kur them këtë, ja po jua them këtu fjalën e nderit, se siç i kapëm Aldo Barët e të tjerët ku ishin e ku s’ishin nëpër botë, do i kapim këta qeveritarë kudo që të shkojnë dhe t’i sjellim para ligjit. Një agjenci më e fuqishmja do krijohet për gjetjen, konfiskimin e pasurive të tyre.

300 apartamente Lubia.

E imagjinoni ju apo jo? Jepja paratë tuaja te rruga, kthehen paratë në apartamente për të. Jep 20 milionë euro kilometrin, ku i thotë tani nga 12 më kthe apartamente mua këtu. Kështu janë bërë apartamentet. Dhe dihen vetëm kaq. Po po të marrësh, po Edi Rama ka miliarda.

Ka miliarda. 200 milionë kishte vetëm kryetar bashkie.

E denoncoi raporti i OSBE-së. Pra, miq, sot ne jemi thirrur në këtë mision më i rëndësishmi i jetës sonë. Çfarëdo shërbimi që ne i kemi bërë Krujës, Shqipërisë, shërbimi që na kërkohet t’i bëjmë është më i madh se të gjitha të tjerat.

Unë kam besim se do ta përmbushim me sukses.

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Tenderat e AKSH-it do ti bëjnë kompani private të hajdutit Rama/ Të dhënat e shqiptarëve në pazar

Komisionet parlamentare morën në shqyrtim dhe miratuan të hënën vetëm me votat e mazhorancës një …