Berisha: Kanë depozituar në Durrës mijëra tonelata helme më të rrezikshme për qytetarët

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur para banorëve dhe simpatizantëve në Sukth tha se, janë depozituar mijëra ton helme të rrezikshme, dhe në këtë mënyrë ka denoncuar mungesën e përgjegjësisë të autoriteteve dhe keqqeverisjen e qeverisë. Berisha paralajmëroi  rrezikun për qytetarët dhe kërkoi nga ata të reagojnë.

Berisha tha se, kanë depozituar në Durrës mijëra tonelata helme më të rrezikshme për qytetarët e Durrësit.  U bënë analizat në Itali. Çfarë doni? Doli helme nga më të rrezikshmet dhe prokurori veproi.

Berisha: Miq, dy javët e fundit, kërkesa ultimative, largo Lubi Ballukun, hiqi imunitetin dhe të shkojë atje ku e ka vendin.

Jo, se është vetë.

A mund të imagjinoni ju një njeri që depersonalizohet në shkallë ekstreme vetëm e vetëm si të mund të bindë njeri se Lubi Balluku është e ndershme, është korrekte.

Dhe çdo fjalë që thotë, ata që e dëgjojnë, e kuptojnë që ky është vetë Lubi Balluku se Lubia është thjesht një shërbëtore e tij që ka zbatuar urdhrat.

Po, po.

Nuk shkoi në Mynih, nuk shkoi se mesazhi është një, largo, mos pengo drejtësinë, largo Ballukun.

Kanë depozituar në Durrës mijëra tonelata helme më të rrezikshme për qytetarët e Durrësit.

U bënë analizat në Itali.

Çfarë doni? Doli helme nga më të rrezikshmet dhe prokurori veproi.

Ndërhyri sikur të ishin grurë apo tulla.

I papërgjegjshëm, pa asnjë interes tjetër përveç pasurimit të tij.

Ndaj dhe 20 shkurti është dita jonë.

Është dita në të cilën shqiptarët kanë triumfuar duke zvarritur figurën më të urryer të historisë së tyre kombëtare, Enver Hoxhën.

Edi Ramën nuk e kanë për asgjë.

Edi Rama nuk ka të ardhme.

Fatin e tij do të pësojë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protestat tona ia kanë shpëtuar faqen kombit! Më 20 shkurt do të përmbushim misionin tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Sukthit dhe Durrësit që …