Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se, mazhoranca po tenton të mbrojë me ndryshime ligjore atë që ai e cilësoi si aferë të rëndë korruptive, duke kërkuar heqjen urgjente të imunitetit të kryeministrit Edi Rama.
Berisha tha se deputetët socialistë se po veprojnë për të mbrojtur interesat e qeverisë dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa përfaqësues të mazhorancës mbajnë qëndrim të ndryshëm në prani të ndërkombëtarëve.
Berisha: Sot, mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar pret nga ky parlament heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës, në fakt, por në letra të Lubi Ballukut.
Ju keni marrë një mision të pamundur.
Këtë që po bëni ju, nuk e ka bërë kush kurrë.
Ju jeni të gatshëm të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur para mbarë shqiptarëve si hajduti kryesor në historinë e kombit, dhe një nga më kryesorët në historinë e Europës.
Ai po u përdor ju si lolo, ai u po përdor ju jo si zare, por si kukulla të vërteta.
Ai po u keqpërdor ju në shkallën më ekstreme.
Dhe ju që më shihni si me inat gjoja, ja t’u them unë, se këta avoketërit e Lubisë në sallë, kur ndodhen para të huajve, e kyçin gojën. Nuk thonë asnjë fjalë në mbrojtje të saj.
Hajde të jap regjistrimet po deshe.
Nuk thonë një fjalë, rrinë si pula.
Kurse këtu u nxisin ju drejt një krimi të vërtetë, drejt një krimi në vazhdim.
Ja këta që u dalin ju para, pyesni pak çfarë thanë dje e pardje, çfarë thonë në praninë e të huajve?
Asnjë fjalë për Lubinë, përkundrazi u pëshpëritin në vesh se do ia heqim, do e bëjmë.
Gazeta RD