Bardhi-Ballës: GJK i theu hundën Ramës! Të flasësh ti për jurisprudencë, dy herë fundi i botës!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi ashpër ndaj deklaratave të socialistit Taulant Balla.

Në fjalën e tij, Bardhi akuzoi Ballën për hipokrizi në lidhje me ndarjen e pushteteve dhe jurisprudencën, duke e cilësuar si fundin e botës faktin që Balla flet për këto parime.

Bardhi: Të flasë për ndarje pushtetesh njeri që është kapur në përgjimet e SPAK që ndërhynte për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës ky është fundi i botës. Është në përgjimet e SPAK si njëri që ndërhyn te prokurori i SPAK dhe drejtori i përgjithshëm i policisë.

Drejtuesi i SPAK sot, ka detyrë që atë dosje të mbajtur të fshehur a të fjetur, ta çojë para, se shqiptarët duhet të vijnë kush vjen në këtë foltore e bën teatër me ndarje pushtetesh.

Ju doni Kushtetutën e Republikës së Korrupsionit, jo atë të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

“Poshtë diktatura!”/ Marshimi i protestuesve nuk ndalet në ditën e 92-të

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër akset kryesore të Tiranës, …