Zhupa: Kuvendi fabrikë ligjesh me porosi për t’u dhënë oligarkëve copa Shqipërie!

Deputetja e PD, Ina Zhupa, në fjalën e saj në Kuvend deklaroi se, Parlamenti është kthyer në një “fabrikë” që prodhon ligje me porosi, duke akuzuar mazhorancën për kapje të procesit ligjvënës dhe mbrojtje të zyrtarëve të lartë.

Ajo u shpreh se mazhoranca ka dy muaj që mbron zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ndërsa theksoi se korrupsioni është kthyer në një rrezik serioz për Reformën në Drejtësi. Sipas saj, në Kuvend po miratohen ligje që, hartohen sipas interesave të ngushta të qeveritarëve apo oligarkëve.

“Sipas Transparency International, Shqipëria ka rënë me 11 vende përsa i përket korrupsionit.

Jo vetëm që parlamenti nuk e diskuton, por parlamenti është bërë strofa më e lartë e korrupsionit, duke prodhuar atë që quhet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, korrupsioni legjislativ.

Këtu është bërë një fabrikë ligjesh me porosi, të cilat vijnë sipas orekseve o për të mbrojtur qeveritarët, ose për të dhënë copa të Shqipërisë oligarkëve dhe klientëve dhe ne do të duhet thjesht që të votojmë.

Ne të flasim kundër, kartonat i keni gati dhe të prodhohen ligje për të dhuruar Shqipërinë. Keni formën e dytë të sofistikuar që kalon përsëri sot me një projektvendim që nuk e diskutojmë dot.

Të asaj që quhet korrupsioni politik, ku njerëzit që duhet të ushtronin detyrat kushtetuese në mënyrë të pavarura, tre muaj mbasi kanë lënë mandatin kushtetues, votohen, mbështeten nga mazhoranca, siç është rasti i ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese Olta Xhaçaj, e cila nga kryetare e Gjykatës Kushtetuese për tre muaj votohet nga mazhoranca socialiste si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, për të treguar në fakt atë që e kemi thënë gjithmonë, që siç po e mbështesni sot, ju ka mbështetur në çdo vendimmarrje në Gjykatën Kushtetuese.

Së treti keni atë korrupsionin penal, atë për të cilin jua tha dje edhe Mekalister që është testi kritik. Dhe testin kritik ju keni dy muaj që e mbani në zyrtarët e kuvendit.

Keni dy muaj që i garantoni mbrojtje zëvendës kryeministres, ministres tuaj dhe deputetes tuaj.

Korrupsioni penal është ai në fakt që cënon drejtpërdrejtë edhe atë që jeni mburrur vetë, reformën në drejtësi, e që ju do të ishit pishtarët e reformës në drejtësi.

Por ju reforma në drejtësi është shumë e mirë për aq kohë sa merret me opozitën.

Po kur vjen puna që duhet të arrestohen dhe duhet të gjykohen anëtarët e qeverisë, atëherë ju ndryshoni ligjet, atëherë ju merrni masa për t’i mbyllur në zyrtarët e kuvendit dhe atëherë po, nuk ka më asnjë kuptim për ju reforma në drejtësi.

Ndaj do t’ju lutesha që ta fusni në rend dite të kësaj seance ose të seancës së ardhshme, një diskutim për raportin për korrupsionin në Shqipëri, se Shqipëria ka humbur plot 11 vende dhe kjo është e gjithë”, u shpreh Zhupa.

About Redaksia

Check Also

Qenër të tërbuar…

Nga Iva V.GRILLLO Canis rabidus… Pas termit “prekës” në latinisht: “për shkak të nënës” 🤔 …