Bardhi: Balluku do shkojë në burg, me apo pa zagarët që ka sjellë në Kuvend!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një replikë me deputetin socialist, Erion Mile tha se, Balluku do të shkojë në burg. Ai tha se, këtë premtim ua ka bërë qytetarëve të Fierit dhe do ta mbajë.

Ndërkohë deputetët e qarkut Fier, si Erion Mile apo Zegjine Caushi, Bardhi i konsideroi si zare të Belindës.

“Nuk e mora fjalën për t’iu përgjigjur zarit të Belinda Ballukut. Do të kishit dëgjuar zotërinë që më deformoi mbiemrin dhe më dha Gardhi. Duhet të kishit tërhequr vëmendjen, ndërsa zar ai e di që është i tillë.

Qytetarëve të Fierit i kam bërë një premtim kur isha në fushate që kjo zonja që po deformon vullnetin e qytetarëve me paratë e korrupsionit do të shkojë në burg dhe e kam mbajtur premtimin, ajo do të shkojë në burg, me apo pa ty Zegjinën e gjithë zagarët e vet që i ka sjellë në Kuvend”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Qenër të tërbuar…

Nga Iva V.GRILLLO Canis rabidus… Pas termit “prekës” në latinisht: “për shkak të nënës” 🤔 …