Skandali në Kodër Babrru / Vangjeli: Qeveria grabit pronat private dhe po ndërton fshehtas fabrikë municionesh pranë banesave

DEKLARATË PËR MEDIA ZËHËNËSJA ANTIKORRUPSION, GENTA VANGJELI

Qeveria po rrëmben pronat private dhe po rrezikon jetën e qytetarëve në Kodër Babrru.

Qytetarë në Kodër Babrru, Tiranë, u shprehën se po ndodh një skandal i rëndë me pronën private të familjes Dervishi

Pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura nga kadastra si pronë e kësaj familjeje, janë kaluar te Ministria e Mbrojtjes për llogari të kompanisë “Kayo”, pa transparencë, pa sqarim publik dhe pa respekt për të drejtën kushtetuese të pronës.

Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë.

Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre.

Nuk ka tabelë informuese për kufizimet.

Nuk ka shpjegim publik.

Ka vetëm forcë, heshtje dhe arrogancë.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, sipas denoncuesve vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontimin e armëve, një aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara – u shprehën ata.

Në tabelën informuese të lejes së ndërtimit shkruhet objekti “ndërtim i fabrikës së tekstileve, dy kate mbi tokë”. Zhvillues: “Kayo”. Sipërmarrës: “MSSC Group shpk”.

Kompani këto që nuk shquhen për vizionin e tyre drejt tekstileve, linosë a basmës por për tregtimin e armëve dhe monucioneve të rënda ushtarake.

Nëse aty vërtet do të ndërtohet fabrikë armësh dhe demontimi siç banorët denoncojnë, atëherë kemi të bëjmë me një mashtrim të hapur publik dhe me fshehje të qëllimshme të natyrës reale të projektit.

Banorët kanë protestuar.

Kanë depozituar edhe kallëzim penal.

Kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen deri në Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut… dhe  kanë shumë të drejtë….

Kjo nuk është një çështje lokale.

Kjo është provë e një modeli qeverisjeje që shkel pronën private, përdor institucionet e sigurisë për të frikësuar qytetarët dhe vendos interesa të dyshimta mbi jetën e familjeve shqiptare.

Askush nuk ka mandat për të grabitur pronën e qytetarëve.

Askush nuk ka të drejtë të kthejë lagjet e banuara në zona industriale të rrezikshme.

Askush nuk është mbi ligjin.

Partia Demoratike qëndron në krah të qytetarëve dhe kërkon hetim të plotë dhe transparent, pezullim të menjëhershëm të punimeve dhe rikthim të ligjshmërisë.

Nëse shteti nuk mbron qytetarët e vet, qytetarët do të mbrojnë vetveten me çdo mjet demokratik që u jep ligji .

Për këto arsye dhe shumë të tjera të gjithë së bashku më 20 Shkurt ti japim Edi Ramës dhe qeverisjes së tij atë që meriton….

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e …