Berisha: Rama shkoi vetë në Bordin e Paqes, pasi Harami është skllavi i tij!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Uashington dhe pjesëmarrjen në Bordin e Paqes.

I pyetur nga gazetarët mbi takimin dhe shtrëngimin e duarve me presidentin Donald Trump, Berisha u shpreh se, shqiptarët e panë vetë se si u zhvillua ai takim.

Andon Kello: Z. Berisha, ndërkohë që ju sot protestoni në Tiranë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Uashington. Ju si e patë ju takimin e djeshëm në Bordin e Paqes? Edhe me presidentin Donald Trump, me të cilin pati jo vetëm një shtrëngim duarsh, por edhe një bashkëbisedim.

Sali Berisha: Siç e panë të gjithë shqiptarët. E panë. Kaq mund të them. Nuk kishte. Atë mund të them.

Ishte takim ndërkombëtar i Bordit të Paqes, Shqipëria në hallin e saj të madh nuk kishte me kë të përfaqësohej, pasi Harami është skllav i Edi Ramës, shkoi Edi Rama dhe ju e patë vetë.

Domethënë i keni vetë parasysh njoftimet që kishte bërë përpara, kështu e ashtu, e patë vetë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lubinë e refuzuan në konferencën për Korridorin e VIII-të! Rama ka marrë mesazhe edhe atje ku ishte…

Lideri i opozitës, Sali Berisha, duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve tha se, Lubinë e …