Vritet me thikë një 32 vjeçar në Tiranë

Një 32 vjeçar u qëllua me thikë për vdekje pasditen e kësaj të premte, në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, pranë Komisariatit nr.2, të Policisë, ku pas një sherri për motive banale, një grup të rinjsh u përleshën mes tyre me armë të ftohta.

Një goditje me thikë rezultoi fatale për 32 vjeçarin Egli Pashollari, ndërsa nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Burime për mediat bëjnë me dije se në krim kanë marrë pjesë 3 persona, dy djem dhe një vajzë.

Ata e kanë sulmuar Pashollarin sapo ky i fundit ka dalë nga makina dhe gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve, i dyshuar si Gazmend Buçpapa, e ka goditur të paktën një herë me thikë në kurriz.

Pas goditjes Pashollari ka bërë 3-4 hapa larg nga makina dhe më pas është rrëzuar përtokë.

Atij i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali dhe më pas është nisur drejt spitalit por fatkeqëssiht nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Kongresi i Lushnjës” ku ndodhet dhe Komisariati numër 2 i Policisë. Këta të fundit në një reagim zyrtar njoftuan se po punojnë për zbardhjen e ngjarjes por nuk dhanë asnjë informacion mbi autorët e tjerë apo shkaqet dhe rrethanat që cuan në krim.

 “Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital”, njoftoi Policia.

About Redaksia

Check Also

Policia sulmon me gaz dhe ujë besimtarët në Xhaminë e Namazgjasë, pëloten fëmijë, gra e të moshuar

Gazi lotjsellës dhe uji i përdorur nga Policia ndaj protestuesve paqësore përballë Kuvendit të Shqipërisë, …