Berisha thirrje policëve: Bashkohuni me protestuesit, nuk ka asnjë justifikim për të mbrojtur këta banditë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë marshimit ka deklaruar për mediat se situata në Tiranë është paralajmëruese dhe i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe forcat që duhet të mbajnë rendin, të qëndrojnë në krah të protestuesve.

Berisha theksoi se, qeveritarët aktualë janë shndërruar në një “bandë hajdutësh” dhe se nuk ka asnjë justifikim për t’i mbrojtur ata, duke nënvizuar se paratë e qytetarëve po përdoren për të mbrojtur vjedhjet e pushtetarëve dhe jo për nevojat e qytetarëve.

Berisha: Bashkohuni me protestuesit sepse këta qeveritarë janë shndërruar në një bandë hajdutësh, kusarësh.

Në vend që paratë t’i kthejnë në rrogat tuaja, bëjnë ligje për të mbrojtur paratë që kanë vjedhur.
Nuk keni asnjë justifikim të mbroni banditë si këta?

-Zoti Berisha, si do vijojë aksioni? Do ecni nëpër Tiranë apo ka një plan të qartë?

Sali Berisha: Planin ndiqeni dhe raportojeni për qytetarët, se ju e patë se si Tirana dhe Shqipëria ishte derdhur njëlloj si në 20 shkurt 1991.
Edi Rama është i pashpresë.
Mesazhi është: Edi Rama është i pashpresë.

-Si e komentoni ujin me presion që u hodh dhe gaz lotsjellës?

Sali Berisha: Dy janë ata që hedhin ujë dhe gaz, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminelë të klasit më të lartë, të cilët në mënyrën më absolute do ndëshkohen me të gjithë forcën e ligjit.

Zoti Berisha, pse vendosët të qëndronit sot me protestuesit dhe nuk i pritët në seli si herët e tjera?

Sali Berisha: Sepse skenarët ndryshojnë.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Në rast se guxon të sulmsh këtë seli, selive të tua gjurmë nuk do t’u gjesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia i bëri thirrje …