Berisha: Siç pastruam Bashkinë nga Veliaj do të pastrojmë edhe Kryeministrinë nga Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë marshimit të protestuesve ka deklaruar për mediat se pas pastrimit të Bashkisë nga Erion Veliaj, radhën e ka Kryeministria dhe Edi Rama.

Ai theksoi se asnjë rrugë shpëtimi nuk do t’u shërbejë pushtetarëve dhe se ata do të ndajnë të njëjtin fat. Berisha nënvizoi se protesta është një sakrificë për Shqipërinë dhe i ftoi qytetarët të qëndrojnë të bashkuar, duke respektuar edhe besimet fetare dhe muajin e Ramazanit.

“Kaluam nga Bashkia. E pastruam Bashkinë. Siç pastruam Bashkinë nga Erion Veliaj, do pastrojmë Kryeministrinë nga hajduti më i madh se Erion Veliaj, nga Edi Rama.

Ata do ndajnë fatin me njëri-tjetrin. Nuk ka gjë në botë që i shpëton. Dhe, edhe azil politik që po përpiqen të gjejnë, absolutisht nuk do gjejnë kund.
Vrimë miu nuk do gjejnë”, tha Berisha.

-Kaluat edhe nga Ministria e Infrastrukturës. Është betejë e fituar e juaja apo akoma nuk e konsideroni?

Sali Berisha: Ministria e Infrastrukturës është në kryeministri se ajo është zëvendëskryeministre. Ne nuk protestojmë tek ajo, se në qoftë se ka njerëz të lidhur si mishi me thoin, si mishi me kockën, është Rama me Lubinë.

-Zoti Berisha, a ka pasur një diskutim mes jush për të shkuar tek Kuvendi ose jo duke qenë që ka besimtarë që falen duke qenë se është muaji i Ramazanit?

Sali Berisha: Zoti ua pranoftë agjërimin dhe Ramazanin. Zoti ua pranoftë të gjithë të krishterëve kreshmën. Zoti ua pranoftë të gjithë shqiptarëve protestën. Sakrificë, sakrificë, sakrificë.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Në rast se guxon të sulmsh këtë seli, selive të tua gjurmë nuk do t’u gjesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia i bëri thirrje …